Spasovski: Partitë të tejkalojnë vetveten, të mos rrezikojnë ardhmërinë evropiane të vendit

Kryeministri Oliver Spasovski derisa komentoi deklaratën e një dite më parë të kreut të LSDM-së, Zoran Zaev, se në rast se nuk miratohet Ligji për Prokurorinë Publike, parlamenti mund të mos shpërbëhet më 12 shkurt, u shpreh se beson se do të mbizotërojë vetëdija tek partitë politike dhe nuk do të rrezikohet ardhmëria evropiane e vendit.

“Kjo deklaratë është qëndrim dhe vlerësojmë se përgjegjësia politike e deputetëve në kuvend duhet të jetë në nivelin e sigurisë së këtij shteti. Andaj unë mendoj se duhet të merren vendime të rëndësishme që të mos e rrezikojnë ardhmërinë evropiane të vendit”, tha Spasovski derisa komentoi deklaratën e Zaevit që në rast se nuk miratohet Ligji për Prokurorinë Publike, parlamenti mund të mos shpërbëhet më 12 shkurt, transmeton Alsat.

Ai tha se pret që të mos shtyhen zgjedhjet, sepse beson se do të mbizotërojë vetëdija dhe politikanët do të kuptojnë se më e rëndësishme është ardhmëria evropiane e vendit.