Spasovski tregon sa do zgjas gjendja e krizës në Dibër…

Kryeministri Oliver Spasovski ka njoftuar se pas shpalljes si gjendje krize, në Dibër dhe Qendër Zhupë mbrëmë ka qenë qetë dhe nuk ka pasur incidente.

Spasovski apeloi deri tek qytetarët që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre, kërkoi që pa nevojë qytetarët të mos dalin nga shtëpitë. Kërkoi që kur të ketë nevojë shtëpinë mundësisht ta lëshoi vetëm një anëtarë i familjes për t’i mbuluar nevojat e shtëpisë.

Duke iu përgjigjur gazetarëve, Spasovski deklaroi se gjendja e krizës në Dibër dhe Zhupë do të zgjatë 30 ditë, por nëse është e nevojshme edhe do të zgjatet.

Përfundoi se vazhdimisht në këto vende kryehet dezinfektim me qëllim parandalimin e përhapjes së korona virusit.