Stopohet rritja e çmimit të limonave dhe mandarinave

Qeveria e Maqedonisë sapo ka sjellur vendim për ngrirjen e çmimeve të frutave tropikale.

Me këtë vendim kufizohen çmimet e limonave, mandarinave, portokajve dhe disa frutave tjera.
Ky vendim vjen për shkak se pas shpalljes së epidemisë së Koronavirusit çmimi i limonave ka shkuar deri 180 denarë.

Qeveria kërkon nga tregtarët të kthejnë çmimet në normalitet, përndryshe do të ballafaqohen me gjoba por edhe me denim me burg.