Substanca kombëtare e shqiptare quhet BDI

Fuqia motorike që lëviz levat e politikës kombëtare kalon nëpër të gjitha valvulat e vullnetit popullor brenda BDI-së. Por, kjo fuqi merr dimensione të shumanshme përmes rrezatimit karizmatik të figures kolosale të Ali Ahmetit.

Nga Gjyla HALILI

Si çdo parti në botë, edhe Bashkimi Demokratik për Integrim, ka shkëlqimin e vet dhe kohën e testimeve ndaj saj, dhe shumatorja e kësaj përllogaritje e nxjerr këtë forcë politike lidere të ndryshimeve, si në planin e konsolidimit të saj në skenën e madhe të ofertave, ashtu edhe në ringritjen e kulturës politike tek shqiptarët.

E gjithë kjo e bëri BDI-në të ndjek ritimin e zërit të shqiptarëve edhe në skutat më vetmitare ku më pare nuk kishte depërtuar kujdesi institucional.

Populli shqiptar, në Maqedoninë e Veriut, përkundër goditjeve me ndarjen territoriale, ndarjen e brendshme, rregullimin e territorit, projeksioneve antishqiptare në zonat ku ata jetojnë apo kanë jetuar me politika shpopulluese, megjithatë, i ka rezistuar me BDI-në, të ruaj substancën kombëtare.

Fuqia motorike që lëviz levat e politikës kombëtare kalon nëpër të gjitha valvulat e vullnetit popullor brenda BDI-së. Por, kjo fuqi merr dimensione të shumanshme përmes rrezatimit karizmatik të figures kolosale të Ali Ahmetit.

Çdo zgjedhje për BDI-në, janë sfidë e radhës për t’u ballafaquar me realitetin në terren. Edhe në këto zgjedhje që pritet të mbahen vitin e ardhshëm, Ali Ahmeti bashkë me BDI-në do të dinë ta projektojnë interesin kombëtare përmes një pako ofertash sociale, kulturore, zhvillimore., ku në qendër të këtij projeksioni, si gjithmonë, ndodhet shqiptari dhe problematikat e tij.

BDI është parti thellësisht kombëtare dhe kjo ka ndikuar tek konkurrentët të shtojnë dozën e nervozës, dhe në mungesë të ofertës kombëtare, ata po mundohen të lëshojnë nga ndonjë batutë bajate në llogari të BDI-së që ata i bën edhe më të vegjël se sa që janë në realitet.

Ali Ahmeti nuk ishte vetëm në rrugëtimin me plotë sfida,sepse përkrah tij u gjendën një armatë e tërë idealistësh kombëtar, kurse bilanci i sukseseve të deritanishme e dëshmojnë pikërisht vizionin e tij për të risjellë në vatrat shqiptare buzëqeshjen e njerëzve të lumtur.

Në profilizimin politik të para luftës çlirimtare, partitë politike shqiptare, patën një orientim tjetër nga ky i sotmi, dhe sigurisht, hiq ndonjë profil mendimtari, funksionalizimi i energjisë politike shqiptare, mbeti e papërdorur, e pashfrytëzuar dhe pa hapësirën e duhur jo vetëm brenda korpusit shqiptar, por edhe mungesën në institucionet e shtetit që po ndërtonin.

Por, kjo monotoni politike u prish me zhurmën e 2001-shit kur ‘oaza e paqës’ doli të jetë një fushë e gjerë eksperimentimesh politike, ku shqiptarët nuk po mundnin assesi të adaptoheshin në ofertat bajate për një lojalitet qytetar. Prandaj ardhja e ardhja e Ali Ahmetit dhe BDI-së në skenën politike të këtushme, e ngriti standardin e vlerave dhe kërkesave, kurse vijën e parë të këtij fronti të ri politik e përbënin ish prijësit e UÇK-së, ish nacionalistët e përkushtuar që brengën e kombit shqiptar në Maqedoninë e Veriut e kishin prioritet.

Varganin e profileve të pakthyeshme për interesin nacional, pas Ali Ahmetit u rreshtuan në parti politike dhe përbënin ish drejtuesit e UÇK-së, ish ushtarë dhe qytetarët pa dallim. Vendi dhe hapësira për veprim politik u bë arenë e punës, angazhimit dhe përkushtimit politik. Prandaj, edhe të gjitha fitoret e BDI-së, u bënë me meritë, duke mbeldhur me shumicë absolute, faktorin shqiptar.

Me gjithë këtë rritje dhe stabilizim të elektoratit, BDI sot, ka po aq sfida,se në kohën e themelimit. Shpërngulja e të rinjve, zhvillimi i pabalasuar ekonomik i rajoneve, klientelizmi si dhe defektet tjera tipike për demokracinë në tranzicion si korrupsioni, nepotizmi dhe dukuritë tjera negative, përcjellin edhe partinë më të fuqishme të shqiptarëve.

Por të gjitha këto anomali të kohës, nuk duhet të shërbejnë si alibi për mos dalje në zgjedhje, ose shqiptarët ta kërkojnë zgjidhjen në ndonjë parti joshqiptare. BDI edhe kësaj radhe do të dijë të detektojë nevojat urgjente që kanë shqiptarët, duke u përqendruar në tejkalimin e të gjitha atyre pengesave që e pamundësojnë zhvillimin më të përshpejtuar të shoqërisë shqiptare.

Brengë e veçantë e zhvillimit aktual në BDI- mbetet largimi i kuadrit të dëshmuar nacional, personaliteteve me ndikim e të dëshmuara për mbrojtjen e interesit nacional, duke qenë megjithatë ende raste të izoluara.

Ikja e kuadrove mund të demotivojë daljen në zgjedhje,dhe për të mos ndodhur kjo kreu i BDI-së duhet t’ favorizojë ata që ishin në vijën e parë të sakrificës, përkushtimit politik dhe veprimit në të gjitha fazat e historisë tonë të re. Vetëm në këtë mënyrë shtohet kurajoja tek njerëzit që kanë dilema, kurse eliminimi i dilemave bëhet vetëm atëherë kur mbyllen burimet që i prodhojnë ato dilema.

Mendimtarët dhe vendimmarrësit në BDI, duhet të trajtojnë me seriozitet,si dhe disa çështje që çojnë te ky fenomen jopopullor, madje brengosës që mund të rezultojë në largimin nga vlerat e BDI-së, dhe për pasojë – mosdaljen e qytetarëve në zgjedhje. A funksionon baza e BDI-së mbi parimet e vlerave dhe meritave? A e përfaqëson BDI edhe më tej agjendën nacionale? Përfaqësuesit e BDI-së a përfaqësojnë elitën profesionale, meritokratike e humane në nivelet e shtetit? Pse BDI lejon përvetësimin e vlerave të shqiptarëve me përfaqisimin joadekuat dhe jodinjitoz? Dhe ajo themelorja, pse nuk dalin shqiptarët në zgjedhje?

Gjithsesi, shëndetit të BDI-së i bën mirë ta trajtoj me seriozitet këtë çështje, ndërkohë që mos daljen e qytetarëve në zgjedhje duhet mënjanuar bashkë me shkaqet e këtij fenomeni jo të mirë, madje edhe stagnues. Kjo gjetje, do t’i bënte mirë jo vetëm shëndetit të BDI-së, por edhe shqiptarëve e forcave demokratike, duke e fuqizuar atë si kurrë më parë, si parti lidere e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe çështjen shqiptare në përgjithësi. E kaluara e BDI-së meriton të projektohet në një prizëm të re, duke kaluar nga lavdia në detektim vlerash brenda dhe jashtë partisë, duke kaluar nga ngritja në karrierë pa rezultate në profilim vlerash profesionale e kombëtare.

Tetovë, 2o dhjetor