SULEJMANI:”ALI AHMETI 18 VJET NË KRYE TË PARTISË!

Më 21 Dhjetor 2019 në Shkup, isha i nderuar që isha i ftuar në Kongresin e 4-ërt të Bashkimit Demokratik për Integrim, ku Ali Ahmeti u rizgjodh Kryetar partie!

Ngjarje e madhe, informacion rrufe por jo i papritur, degjojnë e mbajnë shënim miqtë dhe armiqtë, aleatët dhe kundërshtarët, patriotët dhe atdhetarët, se shqiptari i madh, drejtuesi i lartë i LPK-së, themeluesi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Udhëheqësi i madh i popullit shqiptar, Ali Ahmeti, rizgjidhet me unanimitet të plotë, me besim të madh e dashuri të pakufishme nga partia e tij, edhe për mandatin e radhës Kyetar i BDI-së!

Atdheu e populli shqiptar i ka të rrallë bijtë e tij si Ali Ahmeti, i cili kurrë për asnjë çast nuk e uli shpatën e luftës për liri të popullit shqiptar nga zgjedha pushtuese serbe!

Të gjitha zgjedhjet i fitoi kjo parti me Ali Ahmetin në ballë të saj!

Dhe ky është një nga bijtë e mëdhenjë të kombit tonë, fitoret e partisë së tij, ia adreson popullit nga gjiu i të cilit doli!

Populli shqiptar në Maqedoninë e Veriut, nën udhëheqjen e tij, është bërë zot i fateve të veta!

Gjithëçka e arrirë nuk do të jetë e mjaftueshme, të gjitha rrugët legale e me mbështetje popullore kombëtare, por edhe nga aleat e miq ndërkombëtar do ti vejë në përdorim ky udhëheqës i madh, për të rritur mirëqenjen e popullit të tij, por edhe të shtetit të Maqedonisë së Veriut, të Shqiperisë, të Kosovës e të shqiptarëve në Kosovën Lindore dhe në Mal të Zi e në diasporë!

Derisa Ali Ahmeti të jetojë, fitoret dhe të mirat e mëdha popullit shqiptar kurrë nuk do ti mungojnë!

Ali Ahmeti, 18 vjet kryetar partie!

Është nderë për partinë e për çdo anëtarë, që e ka kryetar këtë shqiptar!

Jetë të gjatë e të lumtur, shokut e bashkëveprimtarit, udhhëqësit të madh e largëpamës Ali Ahmeti!

Ismet Sylejmani

Prishtinë, më 22 Dhjetor 2019!