SYLEJMANI:”EPOKA E RE GAZETA MË PRESTIGJIOZE PAS UÇK”

EPOKA E RE, jetën e sajë e ka nisur me jetën e Kosovës së lirë e të çliruar nga Serbia pushtuese!

EPOKA E RE krijesa madhështore e gazetarit legjendarë të popullit shqiptar Muhamet Mavraj, nuk është vetëm gazeta më e guximshme shqiptare!

EPOKA E RE është gazeta më lavdishme shqiptare, EPOKA E RE është gazeta më kombëtare shqiptare, EPOKA E RE është gazeta që me të drejtë mund të thuhet se është shqiptarja më shqiptare, sepse të tillë, të pashembullt e të pa shoq, të madh e gjigant, të papërkulur e të panënshtruar e ka pasur dhe e ka themeluesin e sajë, gazetarin më të shquar shqiptar, ish-Kryeradktorin e gazetës “Bota e Re”, njërin prej drejtuesve kryesor të Unionit të Pavaraur të Stdenteve të Kosovës, në kohën e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës shqiptarin e përmasave heroike Muhamet Mavraj!

EPOKA E RE pas përfundimit të luftës së UÇK-së është gazeta e cila mund të krahasohet me gazetat me të mëdha e më të fuqishme të botës!

EPOKA E RE me plotë të drejtë mund të thuhet se ishte sikur gazeta “Zëri i Popullit” pas LANÇ-së në Shqiperi, sikur “The New York Times” në Amerikë, sikur“The Guardian” në Angli, sikur “Allgemaine Zeitung” në Gjermani e si shumë të tjera të mëdha, prej të cilave mëson ngjarje të mëdha, informohesh për herë të parë e shumë të tjera informacione që vetëm kjo gazetë guxon dhe ka të drejtë e para ti bëjë publike!

Themeluesi i gazetës EPOKA E RE gazetari legjendar Muhamet Mavraj, është i vetmi gazetar shqiptar që para dhe gjatë luftës së UÇK-së, kur ishte Kryeredaktor i gazetës studentore “Bota e Re, brenda faqeve të sajë botonte artikuj të tërë e informacione të gjithanshme nga gazeta “Zëri i Kosovës” Organ i LPK-së!

EPOKA E RE u bë gazeta e parë dhe e fundit që brenda saj ka dy gazeta të mëdha të së kalauares “Zërin e Kosovës” dhe “Botën e Re”!

Në faqet e gazetës më të guximshme shqiptare EPOKA E RE iu bë jehonë më e madhe luftës së armatosur çlrimtare të UÇPMB-së e të Ushtrisë Çlirimtare Kombetare!

Duke qenë se ishte pasardhësja e atyra dy gazetave të mëdha të cilat perfaqesonin historitë e tyre të ndryshme të së kaluarës, themeluesi historik i EPOKA E RE, i papërseritshmi Muahamet Mavraj ndertoi te EPOKA E RE, atë gazetë madhështore, trime e heroike, që u bë pasqyruesja e realitetit të ri në Kosovën e lirë dhe zëdhënsja besnike jetës se popullit shqiptar të Kosovës!

Suksese edhe më të mëdha gazetës së famshme EPOKA E RE!

Shëndet e suksese themeluesit të saj, shokut e mikut tim të madh Muhamet Mavraj!

Shëndet e suksese stafit të mrekullueshëm të EPOKËS SË RE!

Ismet Sylejmani
Prishtinë, 26 Janar 2020