Sulmohen tifozët kosovarë në Çeki

Disa tifozë kosovarë janë sul muar në Çeki nga një grup të tifozëve çekë me maska.

“Na kanë sul muar ishim në pausë duke ngrënë dhe ja 30 persona na kanë rënë në shkelma dhe grushte”, ka thënë njëri nga vik timat për Klan Kosovën.

Naser Vishaj që kishte shkuar nga Austria për të parë lojën e Kosovës dhe Çekisë ka pësuar lën*dime në sy.

“Kemi ardhur 30 vetë nga Austria dhe ishim duke ngrënë. Pasi dolëm nga hoteli na kanë sul muar fizikisht dhe na kanë ndjekur persona me maska. Mua më ka ra njëri me shishe. Një shok është rrëzuar në tokë dhe pastaj me ranë mua. “Nuk kemi thënë asgjë dhe na kanë sul muar pa bërë asgjë. As nuk kemi provokuar”.

Ndërkaq policia çeke ka ndaluar menjëherë disa nga sul muesit dhe po vazhdon me procedurat e mëtejme.