Sulmoi policët,arrestohet 40 vjeçari

Pjestarët e policisë nga Sektori i Punëve të Bredshme Tetovë, mbrëmë (11-mars) rreth orës 21 e 30 minuta, në rrugën ,,Cvetan Dimov” në Tetovë, kanë privuar nga liria 40 vjeçarin D.M. dhe djalin e tij minoren, të cilët së pari verbalisht i kanë fyer dhe poshtruar pjesëtarët e policisë dhe më pas edhe fizikisht e kanë sulmuar njërin prej policëve, të cilët kanë qenë duke kryer detyrën zyrtare, dhe në atë moment e kanë ndaluar për kontroll veturën në të cilën kanë qenë dy personat, ku personit D.M. i kanë kërkuar dokumetet për identifikim.
Dy personat në fjalë, janë mbajtur në stacionin policorë Tetovë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.