Takim lamtumirës i Ambasadorit Bejli me Reisul – Ulemanë

Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi ka pritur më 7 shkurt, 2019, në një takim lamtumirës, në selinë e Bashkësisë Fetare Islame, Ambasadorin e SHBA-ve në Shkup, Ekselencën e tij, zotëri Xhes Bejlin, para largimit të Tij nga vendi ynë. Kryetari i BFIM, Reisul Ulema, Haxhi Sulejman ef. Rexhepi falënderoi, siç tha, mikun e tij të çmuar, Ambasadorin amerikan, për kontributin e jashtëzakonshëm në raportet me Bashkësinë Fetare Islame, dhe në bashkëpunimet e ndërsjella gjatë gjithë këtyre viteve sa ka qëndruar në Shkup. Ambasadori Xhes Bejli, nga ana e tij, shprehu mirënjohje për punën e Reisul Ulemasë dhe të tërë Bashkësisë Fetare Islame në luftën kundër radikalizmit dhe të terrorizmit, përkatësisht për zhvillimin nga ana e institucionit fetar islam të marrëdhënieve të mira dhe promovimin e tolerances fetare ne shoqeri. Në fund të takimit, Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi i dhuroi një Kuran Ambasadorit amerikan Xhes Bejli, për të cilën gjë Ambasadori amerikan në largim shprehu mirënjohje të veçantë dhe fal ënderim ndaj Reisit me premtimin se nuk do ta harronte kurrë vendin tonë.