Takimi Bekteshi-Petkova: Maqedonia Veriore dëshiron të jetë pjesë e Belenës, bisedimet për ndërtimin e centralitbërthamor fillojnë në fillim të vitit 2020

Interesimi i Maqedonisë Veriore për të marrë pjesë në ndërtimin e centralit Belene në Bullgari është edhenjë hap tjetër drejt thellimit të bashkëpunimit nëpjesën e energjetikës. Maqedonia Veriore dëshiron të jetë partneri i Bullgarisë në ndërtimin e këtij objekti të rëndësishëm energjetik në të mirë të të gjithë rajonit.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi tha në një takim me Ministren Bullgare të Energjisë Temenuzhka Petkova se Qeveria dhe Ministria e ekonomisë do të punojnë për realizimin e projekteve të lidhjes së energjisë mesdy vendeve në periudhën e ardhshme. Maqedonia Veriore në dy vitet e fundit, siç theksoi Bekteshi, ka bërë reforma të mëdha në sektorin e energjisë dhe ka transpozuar plotësisht legjislacionin Evropian.

“Ne kemi një ligj tërësisht të ri të Energjisë që transpozon rregulloret evropiane. Jemi duke punuar shumë për të rritur kapacitetet tona të prodhimit të energjisë nga burime të rinovueshme, veçanërisht nga Dielli, dhe për këtë qëllim ne kemi kaluar nga tarifatfiding në tarifat premium. Thirrja e parë publike për ndërtimin e centraleve fotovoltaike në tokat në pronësi të shtetit që u shpall disa muaj më parë ka qenë një shembull shumë i suksesshëm në rajon. Nëthirrjenpublike u pranuan oferta nga investitorët që kërkonin premium Euro 0 nga shteti për rrymën e prodhuar, tha Ministri Bekteshi.

Sa i përket furnizimit me energji elektrike, Ministri Bekteshi shprehu edhe një herë interesin e shtetit që të marrë pjesë me 10% në ndërtimin e centralitbërthamor Belene dhe të blejë 10% të energjisë elektrike të prodhuar, për të cilën Ministrja Petkova theksoi se është jashtëzakonisht e rëndësishme për Bullgarinë.

“Centrali bërthamor Belene është një projekt i tillë që mund të zgjidh deficitin e energjisë elektrike në rajon. Përveç Maqedonisë Veriore, përpjesëmarrjenëproektkanëarrituroferta nga 13 investitorë strategjikë. Deri në fund të vitit do të bëjmë një listë përfundimtare të partnerëve strategjikë që janë në garë për të marrë pjesë në ndërtimin e centralit bërthamordhe në fillim të vitit 2020 do t’ju ftojmë në nivelin teknik dhe ju si shtet dhe palë e interesuar të filloni negociatat me investitorët privatë për të marrë pjesë në Belene ”tha Ministrja Petkova.

Ministri informoi për investimet qështeti i bënnëndërtimin e rrjetit të gazifikimit dhe shprehu interes për ndërtimin më të shpejtë të linjës së interkonekcionit për furnizimin me gaz natyror nga Bullgaria në drejtimin Petriç-Strumicë.

Gjatë vizitës në Sofje, Ministri Bekteshi gjithashtu u takua me Ministren Bullgare të Turizmit, Nikolina Angelkova. Si një detyrim i marrë nga Komisioni i parë ndërqeveritar maqedono-bullgar për bashkëpunim ekonomik, Ministri Bekteshi i dorëzoi Ministrit Angelkova një propozimMemorandum përbashkëpunim në turizëm. Të dy ministrat ranë dakord pasi qëgrupet e punës nga të dy palët tëpërgatisin verzionin përfundimtar të Memorandumit, i njëjti do të nënshkruhet në nëntor në Maqedoninë Veriore. Qëllimi i Memorandumit është të zmadhojë bashkëpunimin e turizmit përmes prezantimeve të përbashkëta në tregjet e treta, por edhe të inkurajojë bashkëpunimin midis operatorëve të turizmit të dy vendeve për të rritur vizitat turistike.

Sipas të dhënave nga Ministria Bullgare e Turizmit, mbi 560 mijë maqedonassituristë vizituan Bullgarinë vitin e kaluar dhe gjatë tetë muajve të parë të vititjanëregjistruar mbi 360 mijë vizitaturistike nga Maqedonia Veriore.