Takohen Albin Kurti dhe Edi Rama

Prej rreth një ore kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që mendohet se do të jetë edhe kryeministri i ardhshëm i Kosovës ndodhet në ambientet e Kryeministrisë në Tiranë ku po takon kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Ky takim u njoftua një ditë më parë nga kryeministri Rama që tha se Kurti i kishte kërkuar atij një takim mbrëmjen e sotme.

Temat që do të diskutohen janë të shumta, nga “Shengeni ballkanik”, ku Kosova e ka një ftesë, për të vijuar tek një seri marrëveshjesh që janë firmosur nga të dy qeveritë ndër vite, por që kanë pika të pa implementuara dhe të mbetura në letër.

Rama javën e kaluar deklaroi se do t’ i propozonte Kurtit figurën e një ministri shteti për marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë.