Talat Xhaferi më 10 dhe 12 shkurt për vizitë zyrtare në Slloveni

Nga kabineti i kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, njoftojnë se Talat Xhafri prej më 10 deri 12 shkurt të vitit 2019 do të realizoj vizitë zyrtare në Republikën e Sllovenisë.

Në përbërje të delegacionit të paraprirë nga kryetari i Kuvendit do të jenë edhe anëtarët e grupit parlamentar për bashkëpunim me Kuvendin Shtetëror të Republikës së Sllovenisë, Frosina Tashevska-Remenski, nënkryetare e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe anëtare e grupit për bashkëpunim, Nada Cipusheva, kryetare e Grupit për bashkëpunim dhe Shpresa Hadri, po ashtu anëtare e grupit për bashkëpunim.

Në kuadër të vizitës zyrtare, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë do të realizoi takim me kryetarin e Kuvendit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë, Dejan Zhidan, me presidentin e Republikës së Sllovenisë dhe kryeministrinë e Sllovenisë./