Taravari ka humbur kontaktin me realitetin dhe bashkë me të edhe me politikën

Koment Tetova sot

Si mjek gjithnjë flet çfarë ndodhë me njeriun që ka humbur kontaktin me realitetin ,por në Politikë Taravari vetë e ka humbur atë kontakt.Ai mundohet t’u bëjë një prerje historike ngjarjeve por panjohuria për politikën sepse kjo e fundit nuk është mjekësi e bën atë të del bllof.

Pasi e “bëri”New York”pa e ditur sa keq janë banorët e qytetit të tij që e drejton,Taravari ka filluar të bëjë analizat duke skanuar çfarë kishin shqiptarët para 2001 shit dhe çfarë më pas.

Nëse politika është keq pas 2001 shit në të bëjnë pjesë gjithë këta aktorë sepse në politikë kemi shumë të arratisur nga një subjekt në tjetrin.Vetë Taravari është njëri prej tyre që është një i arratisur dhe është një politikan i dalë fraksionesh.Ai në vend që të merret me politikat lokale dhe t’a bëjë më të mirë jetën e banorëve të Gostivarit që është keq,ai merret me analiza kohësh që e përplasin atë dhe e çojnë drejt të panjohurës dhe në fund vetë nuk e ka të qartë çfarë deshti të thotë.

Taravari nuk ka për ta kuptuar kurrë se shqiptarët kishin frikë nga një patrullë policie ,uniforma e tyre,skenaret e errëta,terrori që mbretëronte tek mendjet shqiptare.Mund të thuash se janë bërë gabime politike por të krahasosh kohërat e para dhe pas konfliktit atëherë të vazhdosh me politikën është për keqardhje.

Para 2001 nuk ishte BDI në politikë por Taravari i errësuar nga kjo parti ka harruar viktimat e terrorit në Gostivarin e përgjakshëm të 97-tës.Nëse ai aparat shtetërorë ishte më pak i keq , atëherë çfarë është e mirë .Taravari ka harruar para luftës se u ekzekutua një njeri për një Universitet dhe harroi se sistemi i shtetit ishte shumë më djallëzor.
Taravari që ka humbur realitetin dhe i janë ngatërruar kohërat nuk e kupton se sa irritues bëhet nga dëshira për pushtet .Ai kujton se këto gjëra janë të bësh për vete popullin.Ai kujton se vetëm partia e tij mund t’a preferojë një subjekt politik në Kosovë dhe Shqipëri dhe të tjerët nuk duhet t’i kenë të tilla preferenca .Taravari nga gjithë ky spektakël mediatik që bën ka përfituar vetëm diçka .Ai është ekspozuar shumë kohëve të fundit dhe po i’a merr primatin liderit të partisë së tij dhe këtë partitë shqiptare nuk e durojnë gjatë kohë.Kalaja përbrenda kontrollohet nga lideri dhe kush e prek atë kala ,dihet ku mbaron politikisht .Ka përvojë Taravari për këtë sepse nuk ky qenë vetëm ASH.

Megjithatë ASH u pa sa i mbron shqiptarët .Tani bën zhurmë sepse do pushtetin dhe tani u tregon shqiptarëve si kanë jetuar derisa një protestë të vetme nuk e kanë bërë si opozitë deri tani.Shqiptarët nuk mbrohen me komunikata shtypi dhe as gjendja e tyre nuk ndryshon me komunikata dhe “analiza”të tipit Taravari që duken qesharake.