Taravari, Mukit: Nuk dalloni asgjë nga partia e Gruevskit, madje jeni më të rreptë

Sekretri i AA-së Arben Taravari ka goditur nënkryetarin e SDSM-së Muhamet Zekiri-Muki, duke e krahasuar partinë e tij me atë të ish kryeministrit Nikolla Gruevski. Ai i ka thënë se SDSM në sytë e shqiptarëve është madje edhe më e rreptë se partia e Gruevskit dhe se këtë Taravari e kishte ndjerë në lëkurën e tij si kryetar i Gostivarit.

“Me asgjë nuk dalloni nga pushteti i Gruevskit. Shqiptarët ju kanë besuar dhe ju kanë përkrahur. Edhe hnë ju kam përkrahur, por keni dështuar edhe në sundimin e së drejtës”- ka thënë Taravari. Zekiri është arsyetuar se nuk ka qenë e mundshme për dy vjet e gjysmë të reformohet gjyqësia pasi ka pasur çështje më të rëndësishme si Marrëveshja e Prespës dhe është pajtuar se akoma pjesa më e madhe e gjykatësve janë të vendosur nga Blerim Bexheti.

Më tej, Muki është shprehur i sigurtë se SDSM do të dalë fituese ndaj partive dhe koalicioneve të partive shqiptare, në Njësinë zgjedhore numër gjashtë, ku janë pjesa dërmuese e votuesve shqiptarë.