TË DIELËN NË SËRMNOVË SHËNOHET 30 VJETORI I RËNIES SË DËSHMORIT, NASER VELIU

KOMUNIKATË

Të nderuar Bashkëveprimtar, Bashkëatdhetar, Familje të Dëshmorëve, Shokë të Idealit !

Pas ngjarjeve të fundit me rastin e “CORONA-VIRUS”, të emërtuar si “COVID-19″, dhe kategorizimin e të njejtës nga EPIDEMI në PANDEMI, por edhe pas vendimeve Qeveritare që të mbyllen të gjitha ÇERDHET, SHKOLLAT…, dhe ndalimit të mbajtjes së çdo-lloj TUBIMI dhe MBLEDHJE, qoftë në vise të mbyllura ose të hapura, obligohem që si kryeues dhe koordinator i organizimit, mbarëvajtjes dhe realizimit të shënimit të Përvjetorit të Naser Veliu dhe Nurie Zekaj, bashkë me të gjithë anëtarët e Këshillit Organizativ, detyrohemi të pezullojmë të gjitha veprimtaritë edhe përkrah faktit se parapërgaditjet, për realizim janë 100 % të përfunduara.

Me këtë rast e në rradhë të parë u kërkoj falje në emër të Këshillit Organizativ, Familjeve të Heronjëve: Naser Veliu e Nurie Zekaj, por mos’arritjen që të realizojm sipas planeve, shënimit e kësaj ngjarje të rëndësishme.

Kërkojmë ndjesë dhe mirëkuptim nga të gjithë të munduarit, të përkushtuarit dhe të angazhuarit, për t’u paraqitur me fjalë përshëndetëse, evokoime kujtimesh, fjalime qendrore, poezi, këngë… etj.

Për të sipërpërmendurit dhe nga të gjithë kërkoj falje sepse të njejtët i kanë realizuar me përkushtim obligimet dhe deryrat e parapërcaktuara !

Të nderuar-a motra, vëllezër, shokë, bashkëveprimtar, bashkëluftëtarë dhe bashkëkombas kudo që jetoni e veproni;

Nëse stabilizohet gjendja me situatën e krijuar nga Pandemia me të cilën përballemi si shoqëri në të gjithë botën, atëherë i gjithë programi kushtuar dy heronjëve do të realizohet më datë:

• 23 prill, 2020-AKADEMI PËRKUJTIMORE NË PALLATIN E KULTURËS – GOSTIVAR, në 18.00 h,
dhe
• 30 prill, 2020 – AKADEMIA PËRKUJTIMORE – Prishtinë !

Edhe njëherë mirënjohje, falenderime dhe kërkim-falje nga të gjithë që për arsye të ditura (pa fajin tonë), nuk arritëm të realizojmë projektin e përbashkët.
Me këtë rast ftoj të gjithë anëtarët e Këshillit Organizativ më 15 mars, 2020 në ora 13.00, të piktakohemi bashkë me Familjen e Heroit Naser Veliu në shtëpinë e lindjes dhe fshatin e vend’prehjes !

ME RESPEKT;
KËSHILLI, PËR ORGANIZIMIN E 30-të VJETORIT TË PËRJETËSIMIT TË NASER VELIU DHE NURIE ZEKAJ !

13 Mars, 2020
Kërçovë – Gostivar

Kordinator
Fatmir Beqir Limani