Të gjithë kundër Gjorgji Ilievskit!

Inspektori i arsimit Gjorgji ilievski, për të cilin ka ngritur masë disiplinore vetë institucioni ku ai punon – Inspektorati Shtetëror i Arsimit, është vënë në shënjestër të kritikave dhe talljeve nga profesorë universitar dhe njerëz të botës akademike. Pas përpjekjeve të fundit të tij për të luajtur rolin e viktimës, Ilievski po demaskohet për jo profesionalizëm dhe veprime selektive. Persona që njohin “bëmat” e Iliveskit, nuk kanë ngurruar që nëpër rrjetet sociale ti kujtojnë këtij farë inspektori sa joprofesionit dhe i paaftë është në të vërtetë ai.

“Mos bëni heronj nga secili budalla që aktron shpëtimtarin!, shkruan Vesna Poposka në profilin e saj në fb, për të pohuar më tej se do të përlotesha po të mos e njihja se sa “i aftë” dhe me sa “profesionalizëm” e kryen punën. Kur them Mafija në Burg mendoj në të, sepse erdh për kontroll dhe e di se si sillej. Vuajtën prej tij një numër i madh i njerëzve të ndershëm në arsimin e lart, ndërsa ai vazhdon të punojë ende për struktura të tjera të cilët i ka mbuluar dhe për të cilët heshti njëzet vjet! Jo masë disiplinore, ndiqeni penalisht!, shkruan në profilin e saj në “facebook” Poposka, Sekretare e përgjithshme e e Universitetit “VIZYON” në Gostivar.

Kundër Ilievskit edhe sot sikurse para disa ditëve ka reaguar edhe Ana Pavlovska Daneva,profesoreshë me renome e juridikut në Universitetin “Kirli dhe Metodi” në Shkup, si dhe shumë intelektual të tjerë.

Gjithashtu, Poposka nuk ka ndalur me aq, e cila gjatë reagimit ndaj komentit të profesoreshës Daneva, Ilievskin e ka quajtur edhe rekatarë.