Të hënën Athina do të dërgojë notë verbale në Shkup

Ministri alternativ për Punë të Jashtme të Greqisë Georgios Katrougalos, Greqia me notë verbale Shkupin do ta njoftojë se ka ratifikuar marrëveshjen e Prespës dhe protokollin për anëtarësim në NATO.

Georgios Katrougalos, në një intervistë për agjencinë “ANA-MPA”, i sqaron hapat e ardhshëm, që kur Kuvendi grek të premten dha dritë të gjelbër për protokollin për anëtarësim në NATO, kurse më 25 janar e ratifikoi marrëveshjen e Prespës

“Të hënën do të dërgohet notë verbale ku do të njoftojmë për ratifikim e marrëveshjes dhe në vazhdim Maqedonia e Veriut do t’i njoftojnë Kombet e Bashkuara, por edhe të gjitha vendet anëtare që e kanë pranuar nën emrin kushtetues, kështu që nga tani pranimi do të jetë me emrin e ri kushtetues. Dhe natyrisht, nga e hëna nisin obligimet e saja, emrat e rrugëve, objekteve, dokumenteve që kanë emrin e vjetër”, ka thënë Katrougalos.

Shefi alternativ i diplomacisë greke për “ANA-MPA”, në pyetjen nëse në javën e ardhshme vendi fqinj do ta përdor emrin e ri, ai përgjigjet pozitivisht dhe shton se marrëveshja e Prespës është e qartë në këtë drejtim.