TË NJOHIM AUTORIN ILMI KURTI


Ilmi Kurti lindi në fshatin Vuçë – Kurtaj – Kastrat të Malësi së Madhe me datën 1 Gusht të vitit 1963 .Vjen nga Fisi i Aliajve të Kastratit me histori të përmasave kombëtare dhe rrjellimisht ky fis dhe kjo familje janë” Në Sofër të parë e në krye të vëndit në Kastrat”. Krejtësisht meritokraci e tyre për vlera të përmasave kombëtare, ku aktualisht ka dy antarë të fisit të tij sot që gëzojnë titullin” Nderi i Kombit” ata janë: Zenel Shabani dhe Lukë Kaçaj. Sot numri i intelektualëve të këtij fisi është në shkallën më të lartë kombëtare nga ku kanë dalë depudet të Parlamentit Shqiptar në të dy krahët politik : Çun Jonuzi e Dodë Kaçaj. Autori i këtij libri zotni Ilmi Kurti shkollën e mesme e ka mbarua në fshatin Gruemirë në vitin 1984 me rezultata të shkëlqyera,ku për arsye politike nuk i jepet e drejta për të shkuar,vazhduar e mbaruar Universitetin. Shërbimin ushtarak të detyrueshëm e kryen në Shkollën e Instruksionit në Kasare, po të fshatit Gruemirë. Shkon me datën 7 Janar të vitit 1985 dhe lirohet me datën 29 Dhjetorë të vitit 1986 në repartin ushtarak Nr.8001.Pak histori familjare. Në vitin1841 familja e tij vëndosen në Shkodër tek Çinari i Hoxhë -Dheut një ndër lagjet më të vjetra Zdralaj.Kjo lëvizje erdhe si pasojë e humbjes së shumë djemëve e burrave të fisi në luftra kundër turkut e kundër shkjieve .Nga viti 1911 deri në vitin 1918 familja ku u rrit zotni Ilmi Kurti kanë rënë në luftë 17 burra nga mosha 17 vjeç deri në 42 vjeçar. Lëvizjet kanë qënë të detyrueshme,sepse familja po dobësohej nga humbjet e mëdha në luftra, por lufta kundër pushtuesit Austro-Hungarez ishte fatale me 18 korrik 1918 ku gjyshi i zotni Ilmi Kurtit humbi vëllanë dhe tre kushri të brezit të dytë,me ekzekutim “varje në litar” ,ku zotni Ilmi Kurti u ka ngritur një Momoment madhështorë,në vëndin ku janë ekzekutuar tek Ura e Zhajes në rrugën Koplik-Thethë sot aty është kthzer pikë pushimi për turistët sepse është investuar Park ose ndryshe” PORTA E SHKRELIT”. Mbas lëvizjeve të detyrueshme kthehen përsëri në Kastrat në vëndlindjen e tyre.Në vitin 1963 për ti shpëtuar hyrjes në Kooperativë dhe luftës së tmerrshme të klasave që këtë familje e sulmonin padrejtësisht, u vëndosën në fshatin Rrash-Kullaj të Gruemirës, rreth 7 km larg qytetit.Në familjen ku u lindë dhe u rrit zotni Ilmi Kurti ishin dy antare të familjes me probleme tepër të rënda politike, njëra ishte motra e “armikut të popullit” Arif Shabani, e tjetra ishte halla i Isa Isufit të dënuar me 25 vjet burg politik me nofkën” Mandela e Postrribës” i ridënuar në burgë dhe që ka bërë 28 e 6 muaj burg deri sa ra sistemi komunist. Babai i zotni Ilmi Kurtit jetonte bashkë me vëllezërit e tij që kishin bashkëshorte këto dy gra, nga dy familjet më të njohura për patriotizëm dhe atdhedashuri në dy komunitete at të Rrjollit dhe at të Postrribës.Gjatë luftës nacional -çlirimtare familja e Ilmi Kurtit ishin bazë lufte dhe vëllai i babës Ibër Duli kishte dalë partizan në batalionin Perlat Rexhepi Brigada e XXVII sulmuese.Mbasluftës dhe ardhjes në pushtet Partia konuniste Ibër Duli ishte ndër të parët që u pranua në Parti dhe ishte komunisti më i ndërshëm dhe patriot që i kishin larë me gjak trojet shqiptare parardhësit e tij historikisht. Miku i kësaj Afif Shabani prej një komunist eksponent kryesorë dhe krah i djathtë me Haxhi Hajdarin,Isen Imerin.Caf Salihun,Ibër Dulin,Anton Bullacin Avdyl e Sadik Bekteshin,e shmuë të tjerë në luftë kundër Italisë fashiste e Gjermanisë naziste . Rregjimi prodhonte “armiq ” për interresat e saj dhe Arif Shabani shpallet “armik i popullit”, dhe Ibër Duli përjashtohet nga Partia si mik i Arif Shabanit që ishin bashkluftëtarë në çlirimin e Atdheut.Arsyeja e përjashtimit se Ibër Duli nuk pranon ta vrasi në një pritë mikun e shtëpisë Arif Shabanin që politika e shpalli armik.Rrjellimisht për ti shpëtuar klikës së rregjimit Ilmiu u rrit në fshatin Rrrash-Kullaj të Gruemirës me sjellje shëmbullore, ku familja gëzonte rrespekt të jashtëzakonshëm në popull,por përbuzej nga rregjimi.Mbas kryerjes të shërbimit ushtarak largohet familjarisht në fshatin Golem rreth dy kilometër larg qëndrës së qytetit Shkodër. Përsëri i shoqëroj papunësia dhe përbuzja e pushtetit, sepse nuk u jepnin fletë-vendosje,ku Kryetari i Këshillit të Bashkuar Gruemirë ishte Avdyl Sadiku. Për të jetuar me rregulla ose siç quhej atëhere pasaportizim. Nga që ishin familje e nivelit shumë të lartë për cilësi e vërtyte,pranojnë të jetojnë si “gjarpëri nën gurë”, por me shumë dinjitet e karakter tipik malësorit të pathyeshëm. Për kalvarin e vuajtjeve lexoni në vëllimin e I- II- III të të librit “BURRAT E MALËSISË ” të këtij shkrimtari me përmasa kombëtare që me punën e përkushtimin e tij për pasqyrimin e vlerave kombëtare që ka Malësia e Madhe,por edhe kombi ka bërë për vete gjithë lexuesit në mbarë trojet shqiptare të cilët i lexojnë me një frymë siç thotë prof.dr.Ahmet Osja për librat e tij.Me lirinë e lëvizjes dhe rikthimin e pronës,pas rënjes së rregjimit rikthehet dhe aktualisht jeton në Shkodër në trojet e gjyshërëve të tij aty ku ishin në vitin 1841 në lagjen Zdralaj. Siç e theksuam për arsye ekonomike dhe politike nuk lejohet të shkojnë në Universitet shtetërorë, si rrjellim i luftës së klasave mbasi në familjen ku rritet zoti Ilmi Bajram Kurti jetonin motra e “armikut të popullit Arif Shabani Burgaj” Hajrie Shabani dhe halla e ” Mandelës së Postrribës” Isa Isufi Fikaj, Laje Hasan Isufi Fikaj dhe këto dy gra Ilmi Kurti i kishte bashkëshortet e dy vëllezërëve të babës që jetonin të pa ndarë në një vatër dhe që nuk u ndanë kurrë derisa ndërruan jetë dhe autori flet me shumë rrespekt e mirnjohje për to. Kjo duhet thekësuar mirë se Ilmi Kurti në vënd se të heshtin prej pasojave që mori nga miqësia familjare me këto dy familje, ai ndihet krenar dhe shkruan gjithnjë me krenari historinë e tyre të përsekucionit, pa asnjë mëri as mëllef,por me rrespekt të jashtëzakonshëm gjë që tregon vlerat shumë humane që mbartë ky njeri, për ti lënë pasarsëdhëve një të vertetë të hidhur,por ama krejtësisht reale me plotë krenari e dinjitet. Ilmi Kurti ka shkruar disa tekste këngësh kushtuar këtyre përsonaliteteve që i qëndruan me shumë sakrifica e dinjitet rregjimit.Për Postrribën dhe konkretisht për “Mandelën”Isa Isufi ka shkruar këngë ,por edhe për lëvizjen e Postrribëës dhe burrat e Postrribës ,ka shkruar dy tekste këngësh, që janë kënduar nga artistët më të mirë e të njohur në trojet shqiptare,psh.”Moj Postrriba Legjendare”, “Cen Ademi trim i rrallë” “Isa Isufi qëndrestar” “Maranaj ka rrit trima” “Mesazh të Madh i la Njerëzimit” etj etj. Tani lexuesit do kenë në duar një libër kushtuar fisit Legjendar “Shabaj ” simbolit të qëndresës të Postrribës nga shkrimtari Ilmi Kurti. Njëkohësisht kushtuar burrave të malësisë dhe Postrribës po ndërton krejtësisht me fondet e tija një Monoment për deshmorët e Rrjollit dhe Vorfës që kanë rënë kundër pushtuesit nazist gjerman në vitin 1944 në Fshatin Rrash – Kullaj ku u rrit autori, ky patriot i shquar i lindur për ti shërbyer atdheut e kombit. Aktivist i shquar në lëvizjet demokratike të viteve 1990 në luftë me rregjimin diktorial,ku është ndër themeluesit e parë të Partisë së parë opozitare Partisë Demokratike , por edhe përkrahës i forcës politike LSI si forca progresiste e së majtës . Përveç angazhimeve në krijimtari,në promovimin e vlerave historike ky intelektual ka një aktivitet deri në të pabesueshëm. Në vitin 1998 kur plasi lufta në Kosovë angazhohet në pritjen e kosovarëve dhe fillimisht merr dhe strehon një familje në banesën e tij. Familjen e dr.Avni Xhafaj nuk bëhet fjalë për pagesa,por për mikpritje e humanizëm vllazërorë, si vëllai për vëllanë,ku mirnjohja dhe rrespekti për familjen e dr.Avniut është maksimale dhe në këtë përjullë zotni Ilmi Kurti kishte ndërtuar në qëndër të qytetit një park lojrash tradiocinale për fëmijë dhe një kafe “INTELEKTUALI” ku menjëherë e kthen qëndër informacioni për komunikim midis kosovarëve që shërbente për bashkimin e familjerëve të cilët ishin shpëndarë në vende të ndryshme të Shqipërisë .Aty zoti Ilmi vëndos një televizion ku kosovarët mblidheshin dhe sillnin emrat,adresat dhe zotni Ilmi Kurti i përcillte në Televizioni Shqiptar ku bëhej e mundur bashkimi i familjarëve dhe komunikimi midis tyre, e theksoj me të gjitha shpenzimet e tij humanitare,ku paguante dy përsona që çonin çdo ditë si postë në televizion kërkesat e tyre.Ilmia në bashkpunim me dr.Avni Xhafaj dhe Jemin Azemi të dy nga Mitrovica ka kontribuar me të holla dhe mjete të tjera në shërbim të luftës.Nuk mund të publikohen të gjitha mënyrat që ka dhënë kontribute për çlirimin e Kosovës. Kontributi i zotni Ilmi Kurtit gjatë viteve 1998-1999 është i përmasave kombëtare.Nga viti 1997-2001 ka organizuar 8 kupa sporti ku janë përkujtuar kolosët e sportit Shqiptar, Qazim Dervishi,Bari Kopliku,Ali Anza, Shaqir Peri,Jonuz Teli,Naim Pepa,Eliaz Guri,e EIis Guri,ku në total janë aktivizuar mbi 2400 sportistë të moshave nga 10 deri në 16 vjeç të Akademisë Vllaznisë Shkodër.Nga viti 1999 deri në vitin 2016 ka qenë President i sportit burrërorë të Mundjes në klubin e shumësporteve “Vllaznia” ka dha kontributin e tij për zhvillimin e këtij sporti,sidomos në ndihmën ndaj Elis Gurit i cili sot gëzon titullin kampion bote.Mundësi i Vllaznisë së Shkodrës kur zotni Ilmi kurti e mori dhe e bëri sportistin më të madh të kombit.Për këtë kontribut të jashtëzakonshëm Klubi i Shumësporteve “Vllaznia” i ka dhënë Çertifikatë nderi dhe çmimin sportiv të qytetit të shkodrës “Palokë Nika” në vitin 2000.Federata e Mundjes Shqiptare i ka dhënë titullin “Nderi i Federatës Shqiptare të Mundjes në vitin 2000”.Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve i ka dhënë titullin “Nderi i sportit shqiptar” në vitin 2003.Në vitin 2000 “Vllaznia” shpallet kampione e vëndit,ku kontributi i tij shpërblehet në mënyrë të shkëlqyer nga sportistët kampion Mirsad Isufaj,Endri Mustafa,Elis Guri,Izmir Hurmi,Altin Kurtoviq,Denis Murrizi,Jetmir Elezi,kampioni apsolut i shqipërisë Mundje e lirë etj .Shkrimtari,poeti dhe Publicisti duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për promovimin e vlerave historike të Malësisë së Madhe pa kufi, është bërë i njohur në mbarë trojet shqiptare dhe në diasporë deri në SHBA.Në vitin 2011 investon dhe ndërton me KONTRIBUTIN e vet Monomentin historik tek Ura e Zhajës i cili përjetëson vlerat e Malësisë së Madhe.Me një Monument gjigand,një libër historik, dhe disa këngë kushtuar ngjarjes tragjike të datës 18 korrik 1918 nga pushtuesit Austro- Hungarez.Në vitin 2010 boton librin “Në Sofër të Parë e në Krye të Vëndit në Kastrat”,kushtuar vëndlindjes së tij.Në vitin 2016 riboton përsëri këtë libër mjaftë të kërkuar nga malësorët dhe diaspora shqiptare. Po në vitin 2016 boton librin me titull “Trieshi dhe bijët e tij Fisnikë”, kushtuar donatorit të parë të Trieshit dhe krejt kombit shqiptar zotit Kolë Prekë Cacaj. Në vitin 2018 boton librin “Burrat e Malësisë vëllimi i parë ” , në vitin 2019 boton librin “Burrat e Malësisë Vëllimi i II-të” si dhe vëllimine III-tl librin “Burri FISNIK ” Kushtuar patriotit humanist Kolë Gjoshi Junçaj me banim në SHBA.Ka të gatshëm për botim që janë në shtëpinë botuese dhe tre libra të tjerë që titullohen “Gruemira Fisnike” .”Reçi Legjendar”,si dhe krijimtari poetike .Poemën me 220 vargje të recituar nga aktori i skenës shqiptare Bruno Shllaku “Jam shqiptar ,jam Kastriot” si dhe këngë që titullohet “Këngë të gdhëndura me histori” të cilët dy janë në “Shtëpinë Botuese VOLAJ” dhe sipas kontratës së nënshkruar me shtëpinë botuese dalin brënda qershorit të vitit 2020.Njëkohësisht edhe Poemën “100 Vjet Malësia Priti” me 144 vargje të recituar nga aktorja e Teatër Migjeni Drane Xhaj Mjeshtëre e Madhe. Sot për metitat që ka gëzon titullin: “Mirënjohja e Prefekturës së Qarkut Shkodër” dhënë nga nënprofekti i Malësisë së Madhe në vitin 2011 z.Sytki Ndrecaj. Titullin “Qytetar Nderi” i Komunës Shkrel, në vitin 2012, me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë,Titullin “Qytetar Nderi” i Komunës Gruemirë në vitin 2013, sot Njësi administrative Bashkia Malësi e Madhe si dhe titullin “Qytetar Nderi” të dhënë nga Komuna Rrethina Shkodër në vitin 2014, me rastin e 70 vjetorit të çlirimit të atdheut. Sot Njësi administrative Rrethina Bashkia Shkodër.Zoti Ilmi Kurti flet dhe shkruan gjuhën Italiane të mbrojtur. Është i martuar dhe ka dy fëmijë, një vajzë që quhet Esmeralda dhe një djalë që quhet Izmir të cilët studiojnë dhe punojnë në Udine të Italisë. Librin “Në Sofër të parë e në krye të vëndit në Kastrat” që i kanë cilësuar edhe publicist dhe shkrimtarë të tjerë si prof.dr.Nikolla Spathari Mjeshtër i Madhe,Gjokë Luli.Ndue Bacaj etj është një vepër e papërsritëshme.Zoti Ilmi Kurti njihet për bindjet reformatore të moderuara,duke dhënë kontributin e tij si demokrat liberal modern i shquar dhe kundërshtar i fortë i rregjimit të shkuar diktatorial,përkrahes i Presidentit të Republikës në mbrojtje të Kushtëtutës. I pëlqen historia, politika,sporti burrërorë i Mundjes, muzika klasike dhe folklori.Ka shkruar shumë tekste këngësh të kënduara nga këngëtarë dhe artistë shumë të njohur të trevave shqiptare si Shaban Gjekaj,Nikollë Nikprelaj,Nikë Carku,Fran Kodra,Ndue Shytani, Gjovalin Shani,Arben Delaj,Jonuz Delaj, Pretash Nilaj,Zamir Jakupi ,Ndue Picaku, “Mjeshtër i Madh”,e shumë e shumë artistë të tjerë.Në krijimtarinë artistike ka bashkëpunuar me aktorin e përmasave kombëtare Bruno Shllaku.Ka dhjetra çmime e mirënjohje për krijimtarinë e tij poetike nga Unioni Artistik Mbar kombëtar,Qendra e artit dhe Kulturës Shqiptare,etj etj. Gëzon titullin “Ambasador i Paqes Globale ” me qëndër në SHBA.Ajo që sot është konsideruar si hymni i Malësisë,është kënga “100 vjet Malësia Priti” e shkruar prej tij në vitin 2015 që tani siç e theksova tani gjëndet në Yutube me adresën Ilmi Kurti,por ka shkruar edhe balada kushtuar fisit Ndregjoni të Dibrës ku bashkpunimi me kompozitorët më të mëdhej të trojeve shqiptare si Kolë Susa, Edmond Zhulali,Luan Degistani,Ilir Zoga, Behar Neli,Shaban Gjeka,Zef Çoba,Fran Kodra,etj etj përsonazhe të muzikës të titulluar si Mjeshtër i Madh.Të gjithë të lartpërmendurit janë bashkpuntorë të zotit Ilmi Kurti.Kënga “100 vjet Malësia Priti “është këngë shumë e pëlqyer në rrjetet sociale me mbi një milion klikime e ka bërë zotin Ilmi Kurti të njihet si njëri ndër krijuesit më të pëlqyer dhe të dashur të Malësisë së Madhe dhe të shqipërisë së veriut. Zoti Ilmi Kurti nuk resht së shkruari dhe krijuari dhe vazhdon edhe sot me shkrimet e tij të mrekullueshme për të pasqyruar sa më mirë vlerat historike të Malësisë së Madhe dhe të mbarë kombit. Me bindje të plotë e themi që shkrimtari,poeti dhe publicisti është promovuesi më i shkëlqyer i trojeve shqiptare.Libri me titull “Burrat e Malësisë me tre vëllime është një libër i domosdoshëm për çdo familje malësore dhe ka vlera të veçanta didaktike,kulturore, artistike,sociale dhe filozofike me ndjenja të thella kombëtare që autori z.Ilmi Kurti i paraqet saktë dhe fare qartë, me guxim të justifikueshëm dhe me mjaft mjeshtëri, ashtu si në vëllimin e parë që është ribotuar përsëri nga kërkesat e shumta të lexuesëve. Njëndër arsyet që autori flet guximshëm, pastër dhe qartë,por dhe pa frikë, është se vet autori dhe familja e tij janë figura dhe përsonalitete të papërlyera në asnjë lloj përpshtjellimi të kohës dhe të situatave të çfarë do natyre qofshin,që mund këtë inkriminim nga përsekucioni i rregjimit të gjatë 50 viteve diktaturë e komunizëm ku rregjimi polli konflikt interresash dhe bëri armik vëllanë me vëlla,babën me djalë,nipin me daj etj.Historikisht familja dhe fisi i autorit kanë qënë opozitar me të gjithë pushtuesit,kurrë dhe asnjë herë nuk kanë pranuar të bashkpunojnë.Shtjellimi dhe hulumtimi me saktësi dhe hollësi nuk të lë të dyshosh se është kursyer kontributi i jashtëzakonshëm për lirinë dhe interreat e atdheut në të gjitha etapat që vëndi ka qënë i pushtuar qoftë nga familja, fisi, Kastrati, dhe krejtë krahina e Malësisë së Madhe në tërësi në të dy anët e kufirit shtetërorë.Këmbëngulja për tu shkuar gjërave deri në fund me përkushtim dhe ndërshmëri,si dhe për të gërmuar deri në skutat më të fshehta të historisë së Malësisë së Madhe,është shprehja më e qatë që autori ka bërë një punë të shkëlqyer për zbardhjen e ngjarjeve të gjitha kohërave historike të vërteta, pa hezitim e ndrojtje dhe krejtësisht pa asnjë ndikim.Autorin e bënë edhe më të besueshëm dhe e afron me lexuesit e tij dhe i lexojnë me një frymë,sepse pasqyrimi i ngjarjeve janë deri tronditëse për lexuesin, që nuk është mësuar të lexoj ngjarje dhe rralitete kaq tronditëse dhe të vërteta,por të sakta,nuk është fare çudi që nuk ka frikë të përmend emra që kanë kryer krime kundër malësorëve në shërbim të sigurimit të shtetit.Mungesa e urrejtjes dhe e rracizmit e ka bërë që numri i burrave të rreshtuar të mos ketë diferencim nga besimi fetar,që autori nuk i përket,por ky shkrimtar i talentuar të cilat i ka tejkaluar me sukses duke shprehur dashuri vllazërore.Ndnjejat emocionuese që vëmë re tek libërshkruesit që kanë tendenca dhe shkruajnë me ndikim dhe paragjkim,por tek ky autor nuk kanë vënd..Kjo tregon qartë në librat e mëparshëm të cilët ia kanë rritur vlerat dhe përsonalitetin autorit. Niveli ku sot është e ka bërë që të jetë autori më i shitur dhe më i pëlqyer në Malësinë e Madhe dhe i krahinës së veriut.Njohuritë e thella të autorit rreth disa çështjeve shumë intetesante si të përbërjes së elementëve të flamurit,të përdorimit dhe të elementëve gjuhës gegnishte, prejardhjes dhe historisë të disa shekujve më parë, për madhështinë e Malësinë e Madhe etj etj, janë risia e këtyre librave kaq të bukur dhe me kaq vlera. Përballja me diktaturën dhe pasojat e saj në Malësinë e Madhe,si dhe kryengritjet e vitit 1911 për ngritjen e flamurit, si dhe të kryengritjes së Malësisë kundër komunizmit të Janar – Shkurtit në vitin 1945. Kryengritjes së Postribës 9 shtator të vitit 1946 dhe shumë ngjarje të tjera të dokumentuar pastër dhe bukur ia rrisin vlerat këtij libri,por edhe autorit.Kënaqësinë dhe adrenalinën e lexuesit e vëmë re në pjesmarrjen e jashtëzakonshme në promovime që gjithmonë mbushen sallat me emrat më të njohur të qztetit e të malësisë me profesor e intelektual të shquar.Dueli,qëndrueshmëria,lufta me besimin dhe fenë dhe marterizimi i klerit gjatë viteve 1944 -1990 janë arritje për autorin që i paraqet bukur dhe saktë,në mënyrën e veçantë që askush më me stil dhe më të qartësuara nuk i ka paraqitu rpranë njëra pas tjetrës të rreshtuara me përpikëmëri e profesionalizëm.Lufta e klasave në diktaturë dhe triumfi i të ndershmëve mbi të, me panënshtrueshmëri,i burrave dhe grave të malësisë me fisnikëri, krenari,besë e burrëri,është një vlerë tjetër e librave që merr lexuesi nga ky autor.Duke folur për jetën e burrave të malësisë,autori na jep edhe mesazhe nga Lufta vllavrasëse nacional-çlirimtare,e cila sipas autorit populli i ndërshëm luftoj për liri ,por Enver Hoxha me grupin themelues të PKSH luftuan për të marrë pushtetin me dhunë dhe gjak. Eleminimi gjatë Luftë Nacional-çlirimtare i të gjithë kundërshtarëve dhe pretendentëve për pushtet,ka si shembull unikal rastin e diktatorit ,i cili arriti deri aty sa vrau edhe burrin e motrës së tij, Bahri Omarin, edhe pse ai e mbajti me bukë.Enver Hoxha e shkeli bukën që i shtroi Bahri Omari dhe familja e tij, duke e dhunuar e ironizuar nëpërmjet gruas së tij, Nexhmije Xhunglinit.Kujtojmë këtu kallëpet e bakllavës që i çoi në birucat e vdekjes natën e vitit të ri dhe pas pak ditësh i dhanë plumbin kokës shkruan autori pa mllef,por me një realitet që lexuesit që patën fatin mos ta jetojnë at përjullë ta mësojnë të vërtetën.Nuk ka hipokrizi,tallje dhe dhunim më të madh se kur mashtron dhe gynjen brezin e ri që kanë nevoj ta njohin të vërtetën, sepse autori nuk mohon edhe disa vlera të kohës kontributin e të ndërshmëve që dikush mori plumbin e dikush pasojat më të rënda, por edhe disa që i shpëtuan rregjimit,por derdhën djersë për ndërtimin e
këtij vënd..Autori ka rrespekt të jashtëzakonshëm për luftën Nacional -çlirimtare, për ata që luftuar me ndërshmëri dhe çliruan atdheun, pavarësisht se si rrollën ngjarjet më pas dhe morën zhgynjimin. Zbulimi dhe rreshtimi i ngjarjeve të njëpasnjëshme si dhe listimi në bazë të maleve të mëdha, por edhe të bajrakëve që autori i rrespekton ,por nuk harron me thanë se ata ishin nënpunës të pushtuesit.Flet qartë dhe me ndjijesi për dëshmorët e njohur dhe të pa njohur,të shpallur dhe të pa shpallur,por që dhanë jetën për lirinë dhe interresat e atdheut. Për më shumë se 30 vite autori i shkruan,i hulumton,i rreshton,i zbulon dhe i zbardhë përjetësisht,dhe këto i japin librit shumë vlera. Autori kritikon vazhdimësinë e pushteteve,nga Enveri tek Ramiz Alia dhe nga aty tek një sekretar i PPSH-së, siç është faktor në politikë edhe sot Sali Berisha..Është kjo arsyeja që bijtë e komunistëve në pushtet po pengojnë integrimin e vendit drejtë Bashkimit Europian, ku përsëri për faj të politikës së mbrapshtë Shqipëria nuk e mori kurrë at që meriton.Hapja e negociatave është hapi i fundit hap i fundit për në Bashkimin Europian ,por jo si meritokraci e politikës por si vazhdimësi e shtrirjes gjografike e bashkimit Europian.Ngjarjet tronditëse që përshkruan autori nga përsekutimi dhe intrrnimet,deri tek cilësitë e rralla dhe të papërshkruara më parë nga asnjë shkrimtar me qartë dhe më me vërtetësi pa folklorizma,por me shumë korrektësi.Përjetimi emocional dhe përshkrimi i disa episodeve të rralla dhe të veçanta me emra të vertetë dhe fakte të cilësuara të cilat të rënqethin trupin kur i lexon, e jo më për ata që i jetuan është kulmi i përshkrimit të të vërtetës, që përveç këtij autori nuk i kemi parë akoma ne malësorët e Malësisë së Madhe, përveçse në këtë libër më këtë titull që i përshtatet fjalë për fjalë shkrimeve të autorit “Burrat e Malësisë”.Kulmi arrinë në disa momente ku lexuesi edukohet me vlerat që paraqet autori në shtjellimin filozofik dhe sociologjik dhe që e orjenton lexuesin zhvillimeve drejtë shkencore dhe lënjen pas të mentaliteteve të shkuara sidomos gjatë rregjimit.Në përbyllje të ciklit të fundit rreth përsonazheve shkruan ngjarje tragjike në mënyrë artistike ku i çon në qiell vlerat e Malësisë së Madhe, nëpërmjet akteve të kryera dhe veprave më të spikaturanë historinë e kombit shqiptarë, në të gjitha kohërat dhe kjo është merita kryesore e autorit i cili në çdo rresht të këtij libri, e rritë adrenalinën e lexuesit në maksimum.Shpjegimi i mospërzierjes dhe ruajtjes së pastër i rracës së malësorit,por edhe i besimit në të dy krahët ka bërë që autori të shpjegoj edhe disa ndryshime të imponuara nga pushtimi turk, ku në Malësinë e Madhe ka hasur në rezistencë duke humbur shumë forca dhe terren,dhe në pushtet.Duke pranuar se emigrimi e ka prekur rëndë vëndin ku rreth gjysma e popullësisë e ka lënë vendin dhe natyrshëm liria e lëvizjes dhe martesat me të huaj të etnive të tjera do ta këtë ndikimin e vet në përzierjen e rracës,ashtu siç shpjegon autori për kombet e mëdha si Franca,Italia Gjermania,etj etj, do të këtë në një të ardhme ndikimin e vet në vëndin tonë.Autori shpjegon qartë harmoninë,vllaznimin,bashkëjetesën,sakrificat e përbashkëta të malësorëve dhe daljen zot bashkërisht trojeve të lëna trashigim prej gjyshërëve dhe stërgjyshërëve dhe të lara me gjak prej shekujsh. Kundërshtimi ndaj komunizmit me kryengritje nga burrat e trimat e malësisë e shoqëruar nga pabesia e komunistëve që e morën pushtetin me dhunë dhe nëpërmjet pabesisë dhe ndihmës së shovinizmit sllav masakruan Malësinë e Madhe. Referencat ku është mbështetur autori në hulumtimin e tij që i paraqet gjatë shpjegimeve të hollësishme janë Prof.dr.Ylli Pango, Prof.dr.Karaman Ulqini,Prof. dr.Ahmet Osja. Prof.dr.dom. Nikë Ukgjini Prof. dr.Gjokë Uldedaj,Prof.Lulash Palushaj, prof. Sokol Lulgjuraj,Prof.Nikë Bujaj .Prof. Fran Lulgjuraj,prof Gani Karamanaga dhe shumë të tjerë janë pjesa më interresante që të bënë të mendosh se këta libra kanë vlera historike,por edhe shkencore.Pasioni për sportin edhe si sponsor dhe President Mundjes së Vllaznisë së shkodrës prej rreth dy dekadash e ka bërë të gërmojë dhe të përshkruaj të gjithë brezat që e çuan emrin e Malësisë së Madhe në majën më të larta në historinë e kombit,ku djemtë e Malësisë së Madhe kanë çuar flamurin tonë kombëtarë si kampion Ballkani,kampion Europe dhe kampion Bote,dhe për herë të parë arrijnë malësorët tanë Bekim Balaj dhe Elsaid Hysaj që futbolli ynë të hyjë në histori si pjesmarrës në kampionatin Europian të vitit 2016. Emrat e njour në rang ndërkombëtar si Elis Guri,Bekim Balaj,Elsaid Hysaj,Izmir Smajlaj, Donilda Sufaj,Jurgen Uldedaj,Lukë Kaçaj,Angjelin Përnocaj, Gjelosh Gjoka etj etj,i gjejmë të pasqyruar krahas shumë përsonaliteteve të tjera si Prof dr.Ahmet Osja, Prof.dr.Gjokë Uldedaj Prof dr.Gjavolin Shkurtaj,Prof.dr Rrok Samjlaj, Prof.dr. Marash Rakaj,Prof.dr.Ermira Imeraj,Prof.Lulash Palushaj, Prof. Sokol Lulgjuraj,Prof. Shkencave Nikë Bujaj,Dr,Gaspër Kokaj, Prof.Fran Lulgjuraj etj,të gjithë malësorë të Malësisë së Madhe këtej dhe matanë kufirit shtetërorë,të cilët ju prezanton lexuesëve mjeshtrisht dhe veçanarisht lexuesit malësorë i bënë krenar.Mesazhi që autori jep është dashuria e pakufijshme, respekti dhe mirënjohjen që ka ai për Malësinë e Madhe, kundrejtë të gjithë atyre që ja ngritën vlerat Malësisë dhe që e pakëzuan me titullin “Nderi i Kombit” është shprehja më e qartë që autori ka një patriotizëm dhe ndenj shumë të lartë atdhedashurie të cilit në emrin tuaj i shprehim mirënjohjen më të thellë për këto vëllime që titullohen “Burrat e Malësisë”nga Vëllimi i I-rë deri në vëllimin e III- të i cili do të vazhdojë sipas autorit në 10 vëllime ,urojmë të ketë jetë e shëndet.Unë e quaj vetën me fat që jam pjesë e punës së tij në këtë mision kaq të vështirë fisnik dhe human, mbasi zotni Ilmi Kurti është edhe misionar i Pajtimit Kombëtarë me kontribute të jashtëzakonshme dhe Misionar i Paqes Globale.Sot futbollisti i njohur i Vllaznisë dhe i shumë klubeve shqiptare Ndriçim Shtupina që doli nga skuadra e djelmnisë shkodrane me teknik Gjovalin Colaj dhe Prof.Nikollë Gjergji ish futbollisti i kombëtares shqiptare që zotni Ilmi kurti është sponsori i kësaj skuadre prej vitit 1996 i shpreh publikisht mirënjohje zotit Ilmi Kurti sepse unë jam mbështetës dhe tifoz i sportit të futbollit Vllaznisë dhe kombëtares.Përveç librave zotni Ilmi Kurti ka realizuar pesë dekumentar kushtuar Malësisë së Madhe dhe dhjetra emisione televizive në promovim të vlerave të malësisë si në televizionet lokale Star-Plus,Antena Nord,TV.Kopliku,ShkodraTV1.Canal CHennel.Në TVSH.Televizioni Publik Shqiptar.por edhe në televizionet në Rep e Malit të Zi si në tv Boin ashtu edhe në tv Teuta.ALB UK.Tv në Britani të Madhe. ALB.DRIMS.Tv në SHBA etj etj.Në fund ju falenderoj ju të nderuar lexuesit e autorit Ilmi Kurti që e mbështetni e lexoni dhe rrespektoni këtë përsonalitet të mendjes së hollë të dijes të trojeve shqiptare..
Nga Akademik AZGAN HAKLAJ”Urdhëri Kalorës i Skenderbeut ” dhe “Mjeshtër i Madh” i Republikës së Shqipërisë. Maj 2020