Tërmeti i tmerrshëm/ Kujtime të trishta, dhimbje që kurrë nuk do të harrohen

Është konsideruar si një nga tërmetet më të fuqishme ai që preku Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit.

Tërmeti me magnitudë 6.4 ballë, i shkallës Rihter, deri më tani ka marrë jetën e 49 personave dhe qindra të tjerë janë plagosur.

29 nëntori është një ditë feste për Shqipërinë, por këtë vit nuk u prit si i tillë për qytetet e prekura më së shumti nga tërmeti dhe ku pasojat kanë qenë më të mëdha.

Durrësi, një nga qytetet me pasojat më të mëdha ditën e sotme e priti 29 nëntorin, me rrugë të boshatisura, pallate pjesërisht të rrënuara. Sipas raportimeve të fundit banorët janë larguar drejt vendeve që konsiderohen si më të sigurta.

Fotot e shkrepura tregojnë gjendjen në të cilën ndodhet një nga qytetet më të prekura, lot dhe dhimbje për njerëzit e humbur nën rrënojat e ndërtesave që u shembën nga ky tërmet i fuqishëm.