Tetovarët e pësuan keq për xhamat e zi, ja sa gjoba janë shqiptuar gjatë 2019

Për shkak të xhamave me foli të zeza, shumë tetovarë kanë përfituar gjo ba nga ana e policisë së trafikut në rajonin e Pollogut. Marjan Josifovski, zëdhënësi i SPBsë në Tetovë ka theksuar se Tetova ka shënuar rekord sa i përket gjo bave për makinat me xhamat e zinj. “Në 11 muajt e këtij viti, në Tetovë dhe rrethinë janë lëshuar 448 vendime për dën ime me para pas shkeljeve të gjetura për dritare të errësuara. Për këtë lloj shk elje në komunikacion, sipas nenit 360, alinea 4 parashihet dë nim prej 300 euro në kundërvlerë të denarit. Në këtë pjesë të ligjit potencohet se qytetarët kanë të drejtë që t’i errësojnë dritaret e veturës por vetëm ato të pjesës së anësore pasme të veturës. Por, për këtë duhet që një herë të kenë të kryer procedurën atest”, ka theksuar Josifovski. Ai bëri të ditur se do të vazhdojnë kontrollet e veturave për shkelje të tilla.