Tetovë makina përplaset në murin e kazermës

Një person 23 vjeçar nga fshati Vejcë, Tetovë, këtë mëngjes ka humbur kontrollin mbi automjetin e tij dhe ka go ditur murin e kazermës së Tetovës.

Nga kjo pwrplasje nuk ka të lënduar, ndërsa për shkak go ditjes është rrënuar pjesë nga muri si dhe vetura është dëmtuar.

Rreth orës 07 , në rrugën Blagoja Toska në Tetovë, automjeti Folksvagen Golf Karavan me targa të regjistrimit të Tetovës, i drejtuar nga 23 vjeçari BM nga fshati Vejcë, ku ka pasur edhe një bashkudhëtar tjetër,

ka humbur kontrollin, ka dalë nga kolona dhe ka goditur në murin e oborrit prej betoni. Në aksidentin nuk ka të lënduar, kumtoi Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Ekipi nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, ka kryer inspektim në vendngjarje.