Tetovë, Nëpunësit doganorë, zhvillojnë takim rreth çështjeve me interes për ta

Hapen dyert e BDI-së në Tetovë, për doganierët e rinj, me një bashkëbisedim ku mori pjesë Ministri Hisen Xhemajli, kryetari i degës së BDI-së në Tetovë, Florin Besli dhe zv drejtori i Doganës, Irfan Buçi.

Z. Buçi ka cekur se “takimi kishte për qëllim transparencën dhe ndëgjimin e halleve, ideve dhe iniciativave të nëpunësve doganor dhe me këtë nismë tonën do të vijojmë edhe në qytetet tjera”.

Ja postimi i z. Buçi:

Sot hapëm dyert e selisë për kolegët doganier nga Tetova në takim të përbashkët me sekretarin, kryetarin e sapozgjedhur të degës së Tetovës, Florim Besimi, Ministrin Hisen Xhemaili dhe autoritetet tjera të Tetovës.
Takimi kishte për qëllim transparencën dhe ndëgjimin e halleve, ideve dhe iniciativave të nëpunësve doganor dhe me këtë nismë tonën do të vijojmë edhe në qytetet tjera.
Bashkë jemi më të fortë.