Teuta Arifi: Ka filluar dezinfektimi i objektit të komunës së Tetovës

🔺Sot filloi dezinfektimi i hapësirave në komunën e Tetovës me substancën biocide “EKOCID C”!
🔺U dezinfektuan objekti qendror i komunës, Inspektorati komunal, Sektori për ZHEL, Sektori për veprimtari komunale, Sektori për Veprimtari publike, hapësirat e NPK Tetova si dhe Njësia Teritoriale Kundër Zjarrit.
🔺Paralelisht po kryehet edhe procesi i deratizimit në shahtet e kanalizimit në komunën e Tetovës.
🔺Ditët në vazhdim do të bëhet edhe dezinfektimi i hapësirave të tjera publike, parqeve, këndet e lojërave për fëmijë, tregu i gjelbër etj.
🔺Apelojmë deri te qytetarët që t’ju përmbahen udhëzimeve dhe vendimeve të qeverisë së RMV, duke qëndruar në shtëpi dhe duke evituar qarkullimin e panevojshëm!
🔺Duke mbrojtur veten mbrojmë edhe më të dashurit rreth nesh! Lufta me #COVID19 mund të fitohet vetëm përmes preventivës në kohë dhe vetëdijes së lartë qytetare, njofton në Facebook Kryetarja Teuta Arifi.