Teuta Arifi në terren, inspekton punët në rrugën industriale

Kryetarja e Tetovës Teuta Arifi së Bashku me drejtorin e NP ”Rrugët e Maqedonisë” inspektuam punimet infrastrukturore që po kryhen në rrugën industriale ne gjatësi prej 4.4 kilometra.
“Bashkë me drejtorin e NP ”Rrugët e Maqedonisë” inspektuam punimet infrastrukturore që po kryhen në rrugën industriale ne gjatësi prej 4.4 kilometra. Një nevojë substanciale dhe investim mjaft i rëndësishëm që do të lehtësojë jashtëzakonisht qarkullimin e komunikacionit. Ngelemi në prioritetet tona për të përmirësuar infrastrukturën në çdo aks rrugorë. Bashkë mundemi! #PremtuamRealizuam #meZemër”, ka shkruar në Facebook Arifi.