Teuta Arifi njofton me masat e reja që ndërmori qeveria e Maqedonisë së Veriut

Qeveria e RMV sot në mbledhjen e 26-të solli vendime shtesë për të rregulluar lëvizjen e qytetarëve:

✅ Ora Policore për të gjithë do jetë prej orës 21:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit

✅ Për grup moshën mbi 67 vjet, prej orës 11:00 deri në ora 05:00 të mengjesit (do të mund të lëvizin prej orës 05:00 të mëngjesit deri në ora 11:00 para dite)

✅ Për grup moshën deri në 18 vjet, mund të lëvizin vetëm prej orës 12:00 nga mesdita deri në ora 21:00 të mbrëmjes!

▶️Gjithashtu Qeveria solli vendim që të ndalohet zbatimi i ligjit për përmbarim deri më 30 Qershor të 2020-ës.

▶️Përmbaruesit janë të obliguar të ndërpresin veprimet e zbatimit të përmbarimit

#QëndroNëShtëpi #ShpëtoJetë