Teuta Arifi: Po punohet vazhdimisht në rikonstruimin e bulevardit Industial në Tetovë

Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi ka informuar qytarët se po vazhdojnë punimet në rikonstruimin e bulevardit Industrial.
“Vazhdon rikonstruimi i bulevardit Industrial në gjatësi të përgjithshme prej 4 km në të 2 drejtimet! Paralelisht me ketë Komuna e Tetovës po vendos skajore mbrojtëse edhe përgjatë trotoareve me qëllim qarkullimin dhe lëvizjen e lirë të këmbësorëve” ka shkruar Arifi në rrjetin social Facebook.