Teuta Arifi: Shqiptarizmi është koncept që aleat ka vetëm SHBA, NATO dhe BE

Kryetarja e komunës së Tetovës e njëherit nënkryetarja e BDI-së Teuta Arifi sot së bashku me shtabin komunal për zgjedhjet presidenciale ka qëndruar në takim me banorët e lagjes Shaip Kamberi.

Në këtë takim znj. Arifi ka folur mbi fushatën e zgjedhjeve presidenciale dhe aktvitetet e BDI-së në teren ndërkohë që ka bashkëbiseduar me banorët e lagjes për kandidatin presidencial.

Arifi ka thënë mes tjerave në këtë takim me banorët e lagjes Shaip Kamberi se shqiptarët kanë vetëm një aleat në këtë drejtim.

‘Shqiptarizmi është një koncept që ka vetëm një aleat dhe ai aleat ka vetëm një emër, SHBA, NATO dhe BE’, ka deklaruar kështu mes tjerave nënkryetarja e BDI-së Arifi.