Teuta Arifi: Urime të gjithëve, rruga ishte e gjatë dhe përplot sfida

Kryetarja e komunës së Tetovës znj.Teuta Arifi në profilin e saj ne fb tregoi se për të aritur deri këtu është dashur shumë punë dhe sakrific.

Miqësitë dhe aleancat e mëdha fillojnë me sakrificë, përkushtim dhe punë të palodhshme, për ti bërë ato me shumë vlerë dhe të përjetshme!
Sot kuvendi i RMV ratifikoi protokolin e antëtarësimit në Aleancën Veri-Atlantike, që e bën vendin tonë shtetin anëtar të 30-të në këtë bashkësi jo vetëm ushtarake por edhe zhvillimore dhe demokratike!
Urime të gjithëve, rruga ishte e gjatë dhe përplot sfida, por gjithësesi me shumë vlerë! Kjo rrugë është rruga jonë e vetme dhe e drejtë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian!