Teuta Bilalli largohet nga Besa nuk pranon të jetë në listë të Zoran Zaevit

Lëvizja Besa vazhdon të përjetojë pakënaqësi dhe revoltë të madhe nga aktivistët.

Dorëheqja ditë më parë e kryetarit të degës – Tetovë, Gazmend Aliu, ka paraqitur revoltë dhe largime tjera nga kjo parti. Përveç kryetarit të degës – Tetovë, Gazmend Aliu, mbrëmë u largua edhe aktivisti nga dega e Bogovinës, Sabit Hiseni, ndërsa jozyrtarisht thuhet se nga Besa është larguar edhe ish-deputetja, Teuta Bilalli, e cila nuk ka pranuar që të jetë në listë të përbashkët me LSDM-në e Zoran Zaevit.

Informata e konfirmuar nga terreni dhe në bashkëbisedim me aktivistët e Besës në Tetovë, thonë se nga partia është larguar edhe aktivisti i njohur tetovar, Artan Etemi, bashkë me dhjetëra aktivistë tjerë të degës së Tetovës.