Thaçi: Ismaili më kërkon 10 mijë euro, do t’i japë 10 mijë shuplaka, nuk kam frikë as nga Pollati po as nga Erdogani

Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot është përgjigjur gazetarëve lidhur me padinë që e paralajmëroi ndaj tij, drejtori i shtëpisë botuese, “Logos A”, Adnan Ismaili, raporton TV21.
Thaçi e konfirmoi se Ismaili e ka paditur dhe tha se nga ai kërkon 10 mijë euro, por tha se të njëjtit do ja japë 10 mijë shuplaka ku ta katojë.
Ai tha se nuk ka frikë nga Ismaili, po as nga Pollati, që sipas tij ja kanë dërguar e as nga Erdogani.

Kreu i PDSH-së, vazhdoi të prezantojë dëshmi dhe të ngrisë akuza të reja mbi Ismailin, duke thënë se ai është koka e krimit në Maqedoni.