Thaçi: Serbia të kërkojë falje për krimet e luftës në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të martën se e ardhmja nuk mund të ndërtohet duke mohuar krimet e së kaluarës, ndërsa i bëri thirrje Serbisë të pranojë përgjegjësinë dhe të kërkojë falje për krimet e luftës në Kosovë.

Ai zgjodhi që në ditën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, të vizitojë fshatin Reçak në jug të Prishtinës, ku 20 vjet më parë forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ditë më parë mohoi sërish masakrën në Reçak, duke e cilësuar atë të fabrikuar për të arsyetuar fushatën e bombardimeve të NATO-s në vitin 1999.