Kanë qenë të shumtë, ata persona që kanë rrezikuar jetën e tyre për të shpëtuar ata persona që kishin mbetur poshtë rrënojave, si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit.
Midis tyre kanë qenë edhe disa zjarrfikës italianë . Fotoja e njërit prej tyre që është futur nën rrënoja për të shpëtuar jëtën e një njeriu, që as nuk e njihte farë është shpërndarë në rrjet.
Emri i këtij zjarrfiksi hero nuk është i ditur, por ky njeri është simbol i sakrificës dhe i dashurisë.
Në këto ditë të vështira Shqipërisë i është treguar një solidaritet i rallë nga shumë vende, duke dhuruar që nga ushqimet, veshjet dhe deri tek ndërtimi i shtëpive të dëmtuara.