Tifozi Kosovar për biletën e ndeshjes me Çekinë, “ndërron” emrin nga Kristian në Radovan

Kosova në nëntor luan me Çekinë në Plzen, derisa kosovarët po kanë vështirësi për të siguruar bileta për këtë ndeshje

Një kosovar me nënshtetësi gjermane sot ka shkuar në Plzen për të blerë një biletë për ndeshjen Kosovë-Çeki, por nuk ka arritur ta bëjë një gjë të tillë pasi vetëm personat që kanë nënshtetësi çeke e gëzojnë të drejtën për të blerë biletën për këtë takim.

Por, tifozi i njohur i Kosovës, Kristian Gashi, i cili në ndeshjen me Anglinë shpalosi një pankartë fantastike ka gjetur një ‘zgjidhje interesante’ për të siguruar biletën për takimin që do të luhet në Plzen.
Kristiani me anë të një postimi të bërë në Facebook ka ironizuar me kërkesat e çekëve të cilët kanë thënë se vetëm personat që kanë nënshtetësi të këtij vendi e gëzojnë të drejtën për të blerë biletën për këtë takim.

Ky është postimi i Kristianit pa ndërhyrje:

“Pasaporten Qeke e bana edhe 3 bileta tjera kush don lajmronu , edhe mos tju ni naj kan te stadioni tum thirr Kristian veq Radovan deri sat hi mrena ,tana ndesh thirrnem Pasul ndesh Hasan,”.