Timo Schwarzkopf më 6 Nëntor shkund arerën e boksit, ndeshet me ukrainasin Faniian

Festim Kryeziu, kampioni shqiptar në boks i njohur në arenën ndërkombëtare si Timo Schwarzkopf pritet që më 6 Nëntor në Wangen im Allgäu të ndeshet me ukrainasin Aram Faniian.

Timo Schwarzkopf dhe Aram Faniian do të ndeshen për titullin IBO international, ndeshje kjo eleminatore që më pas fituesi të ndeshet në IBO World për titull botërorë.

Për shqiptarin Festim Kryeziu kjo do të jetë një sfidë e madhe pasiqë ky meç do të luajë rolin e rëndësishëm në karierën e tij botërore.