Titisti Arben! Skandalet e Taravarit s’kanë të sosur !

Kohëve të fundit, nga pesha e madhe e Shefit te Shtabit Zgjedhor të Lr-PDSH-së për zgjedhjet parlamentare, tani më te humbura për ta, Arben Taravari për çdo ditë po na bën nga një gafë të madhe logjike, politike dhe më e keqja kombëtare, që atë e kanë shndërruar në personin më satirik të skenës politike në Maqedoninë e Veriut.
Mes shumë gafave që të bëjnë të qeshësh me lot, ai po bën edhe gafa që të bëjnë të brengosesh me logjikën e tij anti shqiptare dhe pro jugosllave, që për fat të keq po përfaqëson opozitën shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Para disa ditësh, Taravari me një dozë urrejtje tentoi të akuzojë LPK-në dhe UÇK-të ( si formacione ushtarake të dala nga LPK-ja) , si forca marksist -leniniste; forcat kryengritëse shqiptare , jokonformiste të ish sistemit Jugosllav e që sollën çlirimin dhe lirinë për shqiptarët në shtetet e ish Jugisllavisë sërbomadhe titiste.
Nuk e kuptonim se nga ka buruar gjithë kjo urrejtje e Taravoles për organizatat më kontributdhënëse për çlirimin e shqiptarëve nga zgjedha Jugosllave titisto-miloshevicjane ?
Mirëpo këtë shumë shpejt na e tregoi vete Taravari!
Ai që urrente LPK- UÇK-në, që i quajti edhe marksist- leniniste , me shumë dashuri egzaltuese dhe me vlerësime të enorme na tregoi se TITOJA kish qenë idolli i tij frymezues logjik dhe doktrinor, saqë edhe përkrahjen Zaevit për kryeministër ia kishin dhënë me idenë se ai do të jetë si Titoja.
Ky turp nuk ishte shumë larg mendësh, pasi edhe gjuha urrejtëse dhe etiketuese që ai përdor për organizatat e shqiptarëve që luftonin për çlirimin dhe pavarsimin e shqiptarëve nga zgjedha Jugosllavo-sërbe, duke filluar nga LPK-ja dhe përfunduar te UÇK-të, po të njejtat etiketime për ta përdoreshin nga aparati i UDB-së Jugosllave dhe që sot vazhdojnë të përdoren nga titistat dhe veglat e UDB-së mes shqiptarëve.
Pjerdh, pjerdh o Taravar, se për çdo ditë po qelbe veten dhe familjen tënde politike, e kështu populli do u njeh më mirë se kush jeni !