Tragjedia në Gjilan: Këta janë emrat e të vrarëve

Vrasja e katërfishtë që ka ndodhur pasditen e sotme ka tronditur Gjilanin. Prokuroria ka njoftuar se zyrtarja policore Valdete Bllaca ka vrarë prindërit dhe dy vëllezërit e saj e më pas edhe veten

Sipas informatave të para të Prokurorisë, e dyshuar për vrasjen e katër anëtarëve të familjes e pastaj edhe për vetëvrasje është zyrtarja policore, Valdete Bllaca.

Fqinjët e kësaj familjeje kanë thënë për Express se asnjëri nga fëmijët e çiftit Bllaca nuk kanë qenë të martuar.

Ata kanë treguar se viktimat janë: Zeqir (babai), Hanife (nëna) Fisnik e Blesim (vëllezërit).

Ndërkaq zyrtarë të policisë së Gjilanit i kanë thënë gazetës së Valdete Bllaca nuk ka qenë e suspenduar nga puna.