Tre avokat të shtetit janë shqiptarë, ja emrat

Fehmi Stafa, avokat i shtetit të RM sot në seancë qeveritare propozoi emërimin e gjashtë avokatëve shtetërorë edhe atë pesë në njësinë rajonale për qytetin e Shkupit dhe një për në Kumanovë.

Nga gjashtë avokatët e rinjë, avokati i shtetit të RM arriti që të bindë qeverinë për emërimin e tre avokatëve shqiptarë edhe atë:

Arlinda Zymeri, Orhan Ramadani dhe Fisnik Kasapi.

Prej momentit të emërimit të Fehmi Stafës për avokat të shtetit të RM-së u hapën dyert e blinduara dhe për shqiptarët për emërim edhe për njësinë rajonale të qytetit të Shkupit.