Tribunë e rëndësishme për shqiptarët në Zagreb

Martin Berishaj, në një postim në rrjetin social, ka theksuar se bashkëbisedimi në Zagreb me temën për “Shqiptarizmin dhe sfidat e radhës”, ku morën pjesë, Prof. Dr. Martin Berishaj dhe dr Elvis Hoxha, ka zgjuar interesim të auditorit.

Në takim, ishin të pranishëm edhe ambasadorët e Kosovës dhe Shqipërisë në Kroaci si dhe mysafirë të shumtë.

Ja postimi i plotë i z. Berishaj në fb:

Bashkëbisedim vehement për “shqiptarizmin dhe sfidat e radhes” me dr Martin Berishaj dhe dr Elvis Hoxha i cili u organizua mbreme ne Zagreb, zgjoi interesim te madh ne auditorium te cilin me prezence te vete e nderuan dy ambasadat shqiptare ne Kroaci si dhe deputetja shqiptare ne parlamentin kroat Ermina Lekaj Prljaskaj . Ne tryeze te rrumbullaket u shpaluan te pathenat nga Budi e Bogdani, Vellezerit Frasheri, Konica e Merxhani, Fishta e Harapi e deri te perpjekjet politike shterpe te nje “elite” politike qe tenton te nderroj identitetin kombetare ne Kosove dhe Shqiperi, per te mohuar shqiptarine, ne sfidat e radhes qe presin ate.