Tridhjetë e gjashtë vjeçari ndërroi jetë në aksidentin në autostradën Kumanovë-Veles

Tridhjetë e gjashtë vjeçari vdiq në aksidentin që ndodhi në autostradën Kumanovë-Veles, njoftojnë nga Ministria e punëve të brendshme.

“Dje në ora 14:30 në autostradën Kumanovë-Veles, D.B.(36) nga Kumanova, dukë vozitur makinën e tipit Opel Corsa me targa të Velesit, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. D.B. ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, dhe vdekjen e ka konstatuar mjeku i ndihmës së shpejtë”, njoftojnë nga MPB.

MPB ka kryer inspektimin në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion.