Tuzi sot shënon historinë, Gjeloshaj: Jemi të bindur në fitore

Kjo konsiderohet një ditë historike për shqiptarët që jetojnë në Mal të Zi. Nikë Gjeloshaj I cili është kandidati i përbashkët i koalicionit të tre partive shqiptare, në një prononcim për TVM2 theksoi se në Tuz sot është një ditë festive për gjithë shqiptarët.
“Në Tuz sot është ditë festive jo vetëm një ditë procesi zgjedhor. Bashkimi i shqiptarëve gjithmonë ka treguar se dalin fitimtarë egiszon edhe fjala popullore se bahskimi bën fuqinë dhe në këtë drejtim ky bashkim ka dhënë motiv të madh jo vetëm qyetarëve këtu por edhe në diasporë dhe gjithë shqiptaria sot kanë vëmendjen në Tuz në procesin zgjedhor dhe në këtë drejtim kemi bërë një punë të madh për të unfikuar shqiptarët kudo që jetojnë”, u shpreh kandidati për kryetar komune Nik Gjeloshaj.
Koalicioni “Forumi shqiptar”, gjatë fushatës garoi me parullën “Malësia na bashkon”, ndërsa Gjeloshaj u shpreh I bindur se me fitoren e sotme do të udhëheqë komunën e dytë me shumicë shqiptare në Mal të Zi, pas asaj të Ulqinit.
“Jemi të bindur se shqiptarët do të votojnë ashtu siç duhet për vetvetën, për të pasur një qeverisje e cila do ta zhvilloj vendin drejt një zhvillimi ekonomik infrakusturor, hapjen e vendeve të reja të punës dhe një prespektivë për të gjithë qyetarët e saj”, theksoi Gjeloshaj.
Të drejtë vote kanë rreth 11.800 votues, ndërsa nga mëngjesi janë hapur gjithsej 30 qendra votimi.
Këto janë zgjedhjet e para pas hyrjes në fuqi të ligjit që mundësoi krijimin e Komunës së Tuzit vitin e kaluar, duke e ndarë atë nga Podgorica.
Thirrjet që shqiptarët të votojnë masovikisht të në këtë ditë kanë bërë edhe Tirana e Pirshtina zyrtare.