‘TVSH-ja ime, dhurata ime’ nesër ndan shpërblimin kryesor prej tre milionë denarëve

Qytetarët që kanë skanuar llogari fiskale përmes aplikacioni ‘TVSH-ja ime’ nga 15 dhjetori deri tani, janë konkurrent potencial për ta fituar dhuratën kryesore prej tre milionë denarëve.

Çdo llogari fiskale është merr pjesë te dhuratat ditore prej 1000, 2000 dhe 3000 denarëve ndërsa llogaritë fiskale që nuk janë fituese marrin pjesë në ndarjet prej 100 mijë denarëve dhe në ndarjen kryesore prej tre milionë denarëve, njofton.

Lotaria e Maqedonisë në Kanal 5 në ora 20:00 do të fillojë edicionin për ndarjen e tre milionë denarëve.

Ndarje të tre milionëve denarëve do të ketë edhe gjatë muajit dhjetor të këtij viti ndërsa ndarjet prej 100 mijë denarëve për 15 persona do të ketë për çdo muaj.