U arrestua qytetari që kërcënoi kryeministrin Zaev

Për shkak të dyshimit për “rrezikim të sigurisë”, bazuar në nenin 144 të Kodit Penal, Sektori për krim kompjuterik dorëzoi padi për 49 vjeçarin nga Shkupi M.S, transmeton Portalb.mk.

“Dje pas raportit të marrë për kërcënimet serioze të publikuara përmes sistemit të informacionit (në rrjetin social Fejsbuk), të drejtuar ndaj kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Sektori për krim kompjuterik, pas urdhrit gjyqësor të marrë, ka kryer bastisje në shtëpinë e M.S”, deklarojnë nga MPB

Bëhet e ditur se janë marrë materialet në lidhje me veprën penale, ndërkohë i dyshuari është arrestuar.