U konfirmuan bartësit e listave të BDI-së, Grubi: 90% e listave fytyra të reja

Nga selia e Bashkimit Demokratik për Integrim, ish deputeti i kësaj partie, Artan Grubi ka shpallur emrat e bartsave të listës nga kjo parti, raporton Tv21.

Ai ka thënë se 90 % e figurave do të jenë fytyra të reja të cilët për herë të parë do të kandidohen. Ai tha se të gjithë funksionarët e kanë kaluar vetingun partiak.

Kur u pyet se pse figurat e reja nuk janë në pozitat bartëse, Grubi tha se këto pozita janë personat me përvojë dhe si rrjedhojë tha se në njësinë e parë zgjedhore I pari do të jetë ish kryetari I Komunës së Çairit, Izet Mexhit.

Lista e plotë:

Njësia e gjashtë, Ali Ahmeti,

Njësia e pestë, Talat Xhaferi

Njësia e tretë, Bekim Neziri,

Njësia e dytë, Arbër Ademi,

Njësia e parë, Izet Mexhiti.

Grubi gjithashtu njoftoi se të mërkurën BDI-ja, do të mbaje mbledhje të organeve te partisë në të cilën do të verifikohen emrat e kandidatëve për deputetë