Ulje drastike e çmimeve të derivateve të naftës

Nga mesnata çmimet e derivateve të naftës me vendim të Komisionit Rregullator për Energjetik do të ulen.

Kështu që EURO SUPER BS 95 lirohet për 5 denarë dhe do të shitet për 49.50 denarë, EURO SUPER BS 98 lirohet për 4.5 denarë dhe do të shitet për 52 denarë për litër, EURO DIZEL lirohet për 3 denarë dhe do të shitet për 45.50 denar për litër.

Javëve të fundit kemi pasur ulje drastike të derivateve të naftës në Maqedoni të Veriut, nëdrsa kjo është ulja më drastike në 4 vitet e fundit.