Universiteti i Tetovës dikur… Sulejman Rexhepi takon prof. Abdullah Mehmetin

Muajin shkurt të vitit 2020 e kam nisur me një takim vëllazëror me prof. Abdullah Mehmetin, veprimtar i shquar i çështjes shqiptare nga Tetova.
Me të përkujtuam çastet nga themelimi i Universitetit të Tetovës, nga viti 1994; kujtuam punën e prof. dr. Fadil Sulejmanit dhe të tjerëve për arsim dhe arsimim të shqiptarëve, por dhe të gjithë myslimanëve pa përjashtim.
Takimi me prof. Abdullah Mehmetin në Bashkësinë Fetare Islame të RMV, më 3 shkurt, ishte një rikujtim i gjithë asaj kohe kur Universiteti i Tetovës e kishte lindjen e vet, lindje e cila pengohej në mënyrën më të vrazhdë nga pushtetet e kohës. Kontributi i BFI-së dhe i veprimtarëve si A. Mehmeti mbeten dëshmi të kohës.