Uolters: Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi shembuj për sukses edhe krahas bllokadës ruse

Ballkani edhe më tej është rajon i rëndësishëm strategjik, ku tensionet etnike mes popujve edhe më tej nxisin jostabilitet rajonal dhe janë shënjestër parimore e ndikimit këmbëngulës, malinj të Rusisë, deklaroi komandanti suprem i forcave të NATO-s për Evropë dhe shef i Komandës Evropiane të forcave amerikane, gjeneral Tod Uolters.

Duke dëshmuar para Bordit për forcat e armatosura në Senatin amerikan, Uolters tha se edhe krahas tentimeve të Rusisë për t’i kthyer nga rruga euroatlantike, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut prezantojnë tregime të suksesshme.

“Krahas lidhjeve historike dhe kulturore me Ballkanin, Rusia në mbajtjen e tensioneve sociale dhe politike në rajon shikon si në parim qendror të veprimit të vet, me të cilin tenton të pengojë disa vende ballkanike të avancohen në rrugën drejt harmonizimit euroatlantik dhe integrim. Megjithatë, Mali i Zi edhe inkuadrimi i shpejtë i Maqedonisë së Veriut në NATO paraqesin tregime të shndritshme për suksesin edhe krahas tentimeve të rëndësishme të Rusisë për t’i bllokuar dhe t’i kthejnë mbrapa nga integrimi këto vende”, ka thënë Uolters.

Duke folur për rajonin e Ballkanit Perëndimor, ai përkujtoi se edhe krahas asaj që Kosova e shpalli pavarësinë në vitin 2008 – Rusia, Kina dhe disa shtete tjera ende nuk e kanë njohur statusin e popullit sovran.

“Kosova dhe Serbia fqinje ende nuk i kanë normalizuar marrëdhëniet, por edhe krahas tensioneve, ne vazhdojmë t’i inkurajojmë dy palët që të përfshihen në dialog për gjetjen e zgjidhjes së qetë”, ka thënë Uolters, duke shtuar se misioni i KFOR-it është forca kryesore stabilizuese në Kosovë.

Duke folur për sigurinë e tokës evropiane, Uolters thotë se pavarësia politike, konkurrenca energjetike dhe teknologjitë avancuese po kërcënohet se do ta prishin rendin demokratik.

“Rusia, Kina dhe Irani tentojnë t’i shfrytëzojnë këto rrethana përmes aktiviteteve agresive me përdorimin e të gjithë instrumenteve të fuqisë kombëtare, të mbështetura nga forcat gjithnjë e më të afta ushtarake”, ka thënë Uolters.