Uragani blu BDI mban kuvendin në këshillin vendor Qendër! Rinia forca jonë…

Sonte, rinia e Bashkimit Demokratik për Integrim ka mbajtur kuvend në këshillin vendor Qendër ku është zgjedhur kryetari dhe kryesia e kësaj nëndege e Forumit rinor të BDI-së. Të pranishëm në këtë mbledhje ishin zv.ministri i mbrojtjes Bekim Maksuti, kryetari i degës së BDI-së z. Florin Besimi, sekretari i degës Faton Ahmeti, sekretari shtetrorë në ministrinë e kulturës Valmir Aziri si dhe funksionarë të lartë partiak të cilët nga afër kanë monitoruar procesin zgjedhor të mbajtur në këtë kuvend zgjedhor të nëndegës Qendër, ku për kryetar u zgjidh Art Zulbehari. Në një fjalim rasti ministri Bekim Maksuti u shpreh se rinia është forca që e drejton dhe forcon BDI-në. Ai përgëzoi të rinjtë që janë pjesë e Bashkimit Demokratik për Integrim. Të pranishmëve u drejtua dhe Faton Ameti duke potencuar se fitorja e BDI-së është e dukshme nga prezenca masovike e njerëzve nëpër takime. Qytetarët vazhdimisht po bëhen pjesë e urganit blu BDI!