Ursula fon der Lajne tregon kur do mund të kemi vaksinën anti Koronavirusit

07.02.2019, Niedersachsen, Lemwerder: Verteidigungsministerin Ursula von der Leyen (CDU) spricht auf der Lürssen-Werft bei einer Veranstaltung zum Baustart für eine K130-Korvette. Der Auftrag hat ein Gesamtvolumen von rund zwei Milliarden Euro. Die ersten Schiffe sollen sukzessive ab 2022 von der «Arbeitsgemeinschaft K130» geliefert werden. Foto: Carmen Jaspersen/dpa +++ dpa-Bildfunk +++

Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen sot deklaroi se BE po punon çdo ditë në të gjitha fushat për të ndaluar pandeminë Kovid-19, duke përfshirë mbështetjen për hulumtimin dhe prodhimin e vaksinave.

Ajo deklaroi se BE ka siguruar deri në 80 milionë euro për të ndihmuar një firmë evropiane për hulumtime të inovacionit, që punon në teknologji të re për prodhimin e vaksinave kundër Kovid-19.“Shpresoj se me këtë mbështetje do të jemi në gjendje ta kemi vaksinën në treg para vjeshtës, e cila do të shpëtojë jetë në Evropë dhe në pjesën tjetër të botës”, tha Ursula fon der Lajen.

Në video-paraqitjen që e shpërndau në llogarinë e saj në Tuiter, kryetarja e KE-së theksoi rëndësinë e furnizimit të pajisjeve mbrojtëse mjekësore dhe shpërndarjen e tyre, kryesisht për personelin mjekësor, policinë dhe rojet kufitare.

“Në tërë Evropën ka nevojë të madhe për maska, kostume mbrojtëse dhe pajisje të tjera për mbrojtjen nga virusi. Ne bashkëpunojmë me industrinë e prodhimit të pajisjeve mbrojtëse dhe bashkëpunojmë me qeveritë kombëtare për të blerë së bashku këto pajisje”, tha von der Lajen.