Ushtari i UÇK-së, Frashër Oseku, jep propozime për postet ministrore

Përtej ironisë që përdorë përgjatë tekstit në rrjetin social, ushtari i UÇK-së, Frashër Oseku, jep propozime për postet ministrore të koalicionit qeverisës në Kosovë, mes VV e LDK.

Pos që propozon kujt t’i takojnë ministritë, z. Oseku thotë se vendin e presidentit duhet ta zërë Vjosa Osmani, ndërsa kryetar i kuvendit një përfaqësues nga komunitetet.

Ja postimi i z. Oseku në fb:

Unë kam nji propozim super per ndamje ministrish.
LDK qe ka tradite me marre tana ato ministri ku lypet eksperience. Ministrine e brendshme, pse kane goxha udbashe te vjeter. Ministrine e turizmit, per hater te kufive te hapun me promaje ne tana anet. Ministrine e xehetarise e industrise, per hater te gurve me xixa me te cilet lunte i ndjeri presidenti legjendar Ibrahim Rugova sa ish fmi, e edhe mbasi u rrit. Ministrine e punes dhe mireqenies sociale, pse jane msu me shkepe. Edhe ministrine e bujqesise dhe pylltarise, per me mbjelle dru te mire karrigesh.
VV e denojme per fitoren me ministri rebelash ku i detyrojme me luftu traditen: ato te ekonomisë e financave, te mbrojtjes, të jashtme, te arsimit, te shendetesise, e te integrimeve regjionale e europiane (se ate te parat na duhen njisoj si keto te dytat, n’kofsh bektesh e merr vesh).
President e bajme Vjosa Osmanin, se i shkon ofiqit nje ftyre e bukur pa pushtet. Kryetar kuvendi e bajme nje nga yllat ne flamur; mundesisht nji serb qe nuk di shqip, pse na ban m’u duke tolerante sy botes. Plus ai s’na merr vesh e s’na fike mikrofonat.
S’ka perse!