Ushtria do të sigurojë ambasadat në vend

Që nga 23 marsi si pasojë e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme nga Covid-19, Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka marrë nën administrim objektet me interes shtetëror. Deri më tani janë angazhuar gjithsej 542 ushtarë.

Ndërsa së fundmi pritet që ambasadat në vendin tonë nga ora 19:00 të sigurohen nga pjesëtarët e ushtrisë. Që nga shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, ushtria po kontrollon pikat kufitare,Qeverinë, Kuvendin dhe burgjet. Armata gjithashtu po asiston policinë e shtetit në monitorimin e orës policore.